LAJMI I FUNDIT:

Femra dhe avancimi i saj në politikë

Pakënaqësia e madhe mes qytetarëve për gjendjen sociale dhe politike në vendin tonë na sjell të mendojmë për një solucion të ri në rrafshin politikë gjatë zgjedhjeve të ardhshme, që duket se do të vijnë më herët se që janë parashikuar. Kryeministri ka dëshpëruar publikun e gjerë duke i neglizhuar çështjet elementare që e shqetësojnë qytetarin sot. Për shembull, papunësia dhe kriza e madhe ekonomike në vend është e mjerueshme, kurse kryeministri ushqen popullin me politika të jashtme, me njohje, me numra që nuk sjellin asnjë dobi aktuale për popullin e papunë. Presidenti, në anën tjetër, përpos se ishte hije në qeverinë e Thaçit, ai arriti t’i thye normat më të larta juridike të një vendi, Kushtetutën që ai dikur e ligjëroi! Të dy këta ndajnë dy gjëra të përbashkëta. Nën një, dështimin, dhe tjetra është gjininë.

Është po kjo e fundit që duket kërkon ndryshim në vendin tonë, dhe mu për këtë arsye mendoj se ka ardhur koha ku qytetarët e këtij vendi duhet tu japin votën femrave për një ndryshim rrënjësorë në politikat tona. Vendi ynë ka nevojë për femra në pozita institucionale sepse koncepti demokratik arrihet vetëm atëherë kur legjislacionet dhe politikat vendosen bashkërishtë nga femrat dhe meshkujt me interesa të përbashkëta. Sikur çdo solucion familjar që ndodh mes burrit dhe gruas, vendit tonë i duhen më shumë femra në pushtet që të kemi një qeveri më stabile.

Zvicra në zgjedhjet e fundit selektoi edhe dy femra në kabinetin e ministrave që sjelli numrin e femrave në katër nga gjithsej shtatë ministri që përbëjnë qeverinë federale. Zvicra është shteti i katërt pas Cape Verde, Norvegjisë, dhe Finlandës në unionin inter-parlamentar ku mazhoranca qeveritare përbëhet nga gjinia femërore. Habia e këtij lajmi është se Zvicra është një nga vendet e fundit, saktësisht më 1972, që u dha drejtën e votës femrave në vend dhe deri më 1984 nuk kishte asnjë femër në kabinetin e ministrave.


Historikisht, shoqëria jonë në përgjithësi i ka trajtuar femrat si anëtare të klasës së dytë, dhe shumë pak mund të mohojnë se femrat kanë qenë dhe ende janë në shume mënyra të trajtuara si “rob” që merren nga krushqit dhe në shumë raste përcillen për në “skllavërinë moderne” që quhet martesë. Sigurisht se nuk mund të gjeneralizojmë pasi sot kemi një numër të vogël që u qëndrojnë përballë pozitave publike të ndryshme shumë më me nder se sa shumë meshkuj, mirëpo ende një numër i madh i femrave lëngojnë nën mëshirën e meshkujve që shërbejnë asgjë më shumë se si kritikues obstruktiv për ndërtimin e ardhmërisë së tyre.

Stereotipet kundrejt femrës dhe pozitës saj në poste publike janë një realitet i hidhur që përcjellët nga frika e dështimit, frika e paragjykimeve, të cilat janë mekanizmat kryesorë që e ndalojnë kreativitetin e tyre. Kjo frikë raportohet edhe në hulumtimin e kryer nga organizata “Women for Women International” në Kosovë ku 71.4% e grave ndjehen se nuk kanë drejta të barabarta me meshkujt, dhe kjo ndikon në mundësitë e tyre që të dalin nga shtëpia, të shkollohen, të votojnë, dhe të garojnë për poste politike. Sidoqoftë, femrat duhet të marrin guximin që të lirohen nga burgosja psikologjike dhe paragjykimet sepse ka kaluar koha e proverbave që përkrahin idenë se “edhe mbijetesa është fitore.”

Kur e pyeten Mikelangjelon se si arrin të krijojë skulptura kaq të bukura, ai u përgjigj, “çdo gurë është skulpturë në vete, ne vetëm duhet t’i largojmë pjesët e tepërta”. Femrat gjithashtu janë skulptura të papërfunduara nëse nuk arrijnë t’i përmbysim stereotipet aktuale që janë “pjesët e tepërta” të Mikelangjelos, dhe vetëm atëherë do të fillojnë që të zbulojnë artin e tyre që t’i shërbejnë interesave kombëtare.Gjinia femërore ka qenë e margjinalizuar edhe në shtetet më bashkëkohore siç është Zvicra, mirëpo sot ato janë solucioni i problemeve. Shtetet si Zvicra dhe Norvegjia duhet të shërbejnë si një shembull e një qeverisje të suksesshme ku mazhoranca qeveritare përbëhet nga femrat.

Femrat kanë rast të përfitojnë nga zgjedhjet e ardhshme për shumë arsye. Nën një, duhet të kujtojnë se gjysma e elektoratit ne Kosovë janë femra dhe aty ka një potencial që të zgjojnë një numër të madh të tyre që t’i përkrahin ato. Nën dy, shumë hulumtime tregojnë se femrat janë shumë më të sinqerta në mbajtjen e premtimeve. Për shembull, femrat mund të jenë shumë më aktive për të zhdukurit gjatë luftës, premtime të dhëna që janë harruar nga qeveria jonë dhe fati i të zhdukurve ka mbetur ne duar të askujt. Nën tre, mund lirisht të argumentojë femrat se janë më të përkushtuara dhe më të afta për t’i caktuar prioritet që e brengosin popullit tonë. Për shembull, raporti i fundit i përpiluar nga “Women for Women International” në Kosovë, tregon se çështja kryesore që shqetëson gruan në Kosovë është papunësia. Pra, është një çështje që identifikohet si prioritet nga gruaja kurse neglizhohet nga pushtetarët. Dhe në fund, femrat në pushtet mund të ndikojnë në promovimin dhe emancipimin e mëtutjeshëm të gruas në shoqërinë tonë, çështje kjo që është neglizhuar nga qeveria aktuale. Këtë neglizhencë e ilustron hulumtimi i organizatës “Women for Women International” ku raporton se vetëm 10% e femrave përbejnë klasën punëtore në vendin tonë.

Gruas shqiptare duhet t’i ofrohet rasti që të marr pjesë ne proceset politike në vend sepse atributet e tyre janë të pamohueshme. Ishin ato nëna që rrinin të uritura për të na ofruar kafshatën e fundit, janë ato nëna që rritën heronjtë dhe mendjet e ndritura të këtij vendi, dhe është përkushtimi i po atyre nënave që qëndrojnë të palëkundura para institucioneve qe sa vite për të kuptuar fatin e familjarëve që u zhdukën në luftën e fundit, kërkesë kjo që ka hasur në vesh të shurdhër deri sot. Përfundimisht, votuesit në zgjedhjet e ardhshme, që duket të jenë të parakohshme, duhet të votojnë më shumë femra në parlament që të ofrojnë zërin e arsyes në pushtet për një mirëqenie më të mirë për gjithë qytetarët. Jam më se i sigurt se femrat në pushtet nuk mund ta krijojnë një situatë më të rëndë se që kemi tani. Bile ato janë qeniet që më së paku na kanë zhgënjyer gjatë gjitha kohërave. Margaret Thaçer, ish kryeministre e Britanisë se Madhe e përmbledh bukur këtë argument duke shtuar se “në politikë, nëse kërkoni fjalë pyetni meshkujt, nëse kërkoni punë, pyetni femrat”. Populli është lodhur me fjalë, kërkon punë!

(Autori është student në John Jay College of Criminal Justice në New York)

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori