Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve: i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe chati.
Ky nuk është njoftimi i parë, por para disa ditësh, një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online. Rregulla të ashpra, të klasifikuara sipas moshës dhe të shoqëruara me këshilla mbi limitet dhe kontrollin. Nuk ka qenë gazeta ajo që është shqetësuar për këtë fakt. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative. I drejtë apo i gabuar, sido që të jetë, është një problem real ose nëse preferoni një realitet i ri. Një botë e re që po rritet para syve tanë, shpesh pa dijeninë e prindërve. Për shembull, pjesën më të madhe të kohës fëmijët e harxhojnë me videolojëra, kohë e shpërdoruar kot për jetën reale, për lojërat në ajër të pastër. Orë dhe energji, të cilat mund të shfrytëzohen për detyrat e shtëpisë, qëndrimin me miqtë, apo familjarët.
Ky problem nuk është vetëm gjerman, është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosem në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ato 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka chat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë; për më të rriturit komunikimi në chat do të jetë i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve.
Problemi në fjalë është aq serioz, saqë edhe vetë Bill Gates së bashku me të shoqen, Melinda, ia kanë ndaluar së bijës, e cila është 10 vjeçe të përdorë kompjuterin më shumë se 45 minuta në ditë. Nëse nuk do të merrnin këtë masë, atëherë kishte të ngjarë që vajza të largohej nga realiteti, pa marrë parasysh më pas mostrat online, pornografinë, pedofilinë dhe faqet e dhunshme.
"Unë jam plotësisht dakord me idenë e tabelës mbi limitet e përdorimit. Kanë bërë shumë mirë që e kanë publikuar", pohon një tjetër profesoreshë, që sipas së cilës do të ishte edhe më e vlefshme ideja që kompjuteri të përdorej nga fëmijët vetëm pas moshës 10-11 vjeç, jo më poshtë kësaj moshe. Rreziku "është një teknologji e vetmisë, fundi i ndërmjetimit": kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Me sindromën e ‘second life‘ për fëmijërinë "mund të zhduket ndërmjetësuesi, momenti motiv, emocioni i kontaktit njerëzor".
Megjithatë, rreziku nuk mund të fshihet vetëm pas sajteve porno, kërcënimeve online dhe lojërave të shëmtuar. Ka një humbje vlerash. Interneti shformon realitetin. Të qenit në shërbim të tij si fëmijët ashtu dhe adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. Mos ndoshta është vonë të reagojmë? "Jo, sepse kemi reaguar menjëherë. Faza e eksperimentimit të lirë ka përfunduar, të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë shumë e rrezikshme", vazhdon më tej ajo. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajri i pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.
Nxitjet dhe iniciativat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ato për minorenë tek ata portabël të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar Këshilli i Evropës, të cilët ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Por mbi temën e madhe, se si është e mundur t‘i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen. Limiti i kohës së përdorimit të kompjuterit është një mënyrë e thjeshtë, e rreme, pohon një psikiatër. Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e limiteve, por te fakti që ta integrojmë jetën në fushën digjitale me raportin njerëzor.
Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve, pa harruar që nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu dhe shtëpi.
Gjithashtu, fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve: "Nuk mendojmë vetëm për pisllëqet dhe pornon. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë një dimension dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale". Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa e më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a është e vlefshme zgjidhja që fëmijët nuk duhet të prekin kompjuterin? Përballja vazhdon të mbetet e hapur. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Të gjithë i dëgjojnë, shenjat e zodiakut me autoritetin më të madh
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës