Për festa, blijini lodrën që është e përshtatshme për moshën e tij dhe jo atë që kërkon.
Asgjë nuk është më shumë e dobishme për fëmijët sesa loja. Sipas specialistëve, loja përmirëson shëndetin, si atë psikik, ashtu edhe atë fizik; ofron ngacmime dhe zgjerim të fantazisë së tyre. Mundet që raftet e dyqaneve të lodrave të jenë tejet të mbushura me lloje të ndryshme produktesh, megjithatë ajo që ka rëndësi është të zgjidhni lodrën e duhur për fëmijën tuaj. Sinkronizim lëvizjesh, eksperimentim, kultivim i mendjes, zhvillim i karakterit, mbulim i nevojave emocionale janë vetëm disa nga dobitë që duhet të ofrojë një lodër e zgjedhur drejtë. Mësoni si mund të zgjidhni lodrat e duhura, në varësi të moshës së fëmijës tuaj:
2-4 muajsh: Që nga muaji i 2-të që fillon të dallojë tingujt, është mirë të blini objekte të sigurta që tunden. Në muajin e 3-të, fillon të shijojë "lojërat e djepit". Preferoni ato që kanë ngjyra të gjalla dhe forma tipike e luajnë melodi. Që nga muaji i 4-të, fëmija mund të zhbirojë me duar; zgjidhni një lojë që mund ta prekë, si ato me pelush, në përmasat e tij, duke shmangur rraket.
4-8 muajsh: Lodrat muzikore, si dhe lodrat që fëmija mund t’i mbajë në dorë, konsiderohen ideale. Një zgjidhje e mirë janë topat e butë me zile të vogla në pjesën e brendshme të tyre dhe lodrat veshura më rrobë.
Mundet gjithashtu të dekoroni dhomën e tij me kafshë të veshura me rrobë, kukulla, makina të vogla etj…
8-12 muajsh: Libra me faqe që nuk grisen lehtë dhe me figura të theksuara, gjithashtu edhe kuba plastikë e piramida në stilin babushka, tërheqin vëmendjen e fëmijës tuaj. Gjithashtu zgjedhje të mirë përbëjnë kuvertat me lodra të ndryshme të kapura që nxjerrin tinguj, ka pasqyra dhe lodra të veshura më rrobë që stërvitin shqisat. Sapo fëmija të fillojë të ecë, do të çmendet pas makinave të vogla, lodrave që tërhiqen ose ato që ndryshojnë formë (transformers).
12-18 muajsh: Në hapat e tij të parë, një lodër karrocë me bastun, një kafshë me rrota ose çdo lodër tjetër që do të ndihmonte të zhvillonte lëvizjen e tij dhe të mësojë të ekuilibrohet. Çdo lloj forme kubi dhe prodhimet e posaçme (prej plastike, rrobe ose letre të fortë) do të shuajë çdo kureshtje të tij. Për më tepër, një çantë me vegla pune plastike dhe telefoni i tij i parë prej lodre, do ta mbajnë larg dollapëve tuaj.
18-24 muajsh: Është mosha e përshtatshme për lodrën simbolike. Dhurojini objekte me të cilat do të luajë rolin e një të rrituri, si edhe plastelina jo toksike. Nxiteni të shprehë fantazitë e tij me lapsa me ngjyrë mbi fleta të bardha letre. Gjithashtu, ai do të argëtohet shumë duke dëgjuar përralla nga kasetofoni për fëmijë. Mos harroni: në këtë fazë mund të ketë nevojë për një "aleat" prej pelushi.
2-3 vjeç: Nga kjo moshë dhe më pas është e domosdoshme që lodrat të përforcojnë sistemin e tij mendor. Sidomos pas 30 muajve, ai mund të vendosë bashkë objekte që ngjajnë midis tyre dhe të formojë puzzle të përshtatshme për moshën e tij. Mos ngurroni që pas moshës 2 vjeçare dhe më pas t’i jepni një gërshërë me cepa të rrumbullakosur që të fillojë të merret me punët e dorës.
Dhurata ideale konsiderohen gjithashtu veglat muzikore që mund të përdoren lehtë: kitarë, daulle, fyell, etj…
3-4 vjeç: Është mosha e përshtatshme që t’i blini biçikletën e tij të parë, me rrotat ndihmëse, derisa të mësojë të mbajë ekuilibër. Nga kjo moshë fëmija fillon të dallojnë midis dy sekseve. Vajzat preferojnë kukullat, ndërsa djemtë shpatat, armët, por edhe lodrat me të cilat mund të ndërtojë shtëpi, pallate ose objekte të ndryshme. Mos u nxitoni të përjashtoni lodrat luftarake. Kur përdoren me masë, ato e ndihmojnë fëmijën të përballojë frikën dhe të shkarkojë.
4- 6 vjeç: Lodrat me role, sidomos ajo e teatrit janë veçanërisht popullore në këtë moshë. Krijoni teatrin tuaj me kukulla. Të rëndësishme gjithashtu, janë edhe lodrat e dijes e të strategjisë dhe në përgjithësi të gjitha to që i japin përgjigje gjithë pyetjeve të tij. Në alternativë mund ta nxisni të fillojë ndonjë sport ose të mbledhë koleksione. Pak më parë se të fillojë filloren, mos ngurroni t’i dhuroni lojën e tij të parë elektronike.
Më shumë se 6 vjeç: Në kohët tona, kur teknologjia vazhdimisht ecën përpara dhe zhvillohet, është fiziologjike që lodrat elektronike të jenë në radhë të parë. Ia vlen të qartësoj më se, jo të gjitha lojërat elektronike janë të dënueshme. Mundohuni të përzgjidhni ato me cartoons-at e tij të dashur.
CILAT JANË LODRAT E DUHURA
Ato që:
* Kanë një stampë ku shkruhet se, janë prodhuar sipas udhëzimeve të Bashkimit Evropian dhe nuk përmbajnë lëndë toksike ose të papërshtatshme.
* I përshtaten moshës së fëmijës, jo domosdoshmërisht asaj kronologjike, por asaj mendore.
* Janë të ndërtuara në varësi të seksit të tij, ndërgjegjësimi i të cilit nuk është vetëm anatomik, por edhe emocional.
* I përgjigjet personalitetit dhe interesave të tij, inkurajojnë tendencën e tij për të eksploruar dhe tërheqin vëmendjen e tij.
* Paraqesin llojshmëri në madhësi, formë e ngjyrë, duke mprehur opinionin e tij, ndërkohë që i ofrojnë edhe mundësinë t’i përdorë siç i ka fantazuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCameron Diaz rikthen trendin klasik të thonjve: Disa ide për t'i çuar në një tjetër nivel
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Manikyri i mesnatës është ndër më të dëshiruarit këtë dimër: Dua Lipa kombinoi dy nuanca të fuqishme
Kate Middleton ka një model të ri flokësh për të cilin femrat janë mahnitur: Tani e dimë si e bën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë