LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e trashë hanë më rrallë

Fëmijët e trashë hanë më rrallë

Sa më shpesh që fëmijët hanë brenda ditës aq më pak trashen.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se trashja në pleqëri dhe numri i shujtave gjatë ditës janë jo-proporcionale. Në bazë të këtyre të dhënave janë bërë studime për të vërtetuar nëse diçka e ngjashme ndodhë edhe te fëmijët.

Janë intervistuar rreth 4.500 prindër të fëmijëve të moshave 5 dhe 6 vjeçare. Fëmijëve u është matur pesha dhe gjatësia trupore. Me rritjen e numrit të shujtave, zvogëlohet edhe pesha trupore.

Lidhjen ndërmjet numrit të shujtave brenda ditës dhe peshës trupore, autorët e shpjegojnë me mekanizmin i cili i rregullon hormonet, p.sh. insulinën.