Një person është arrestuar pasi së bashku me fëmijën e tij janë hasur në rrugë për të kërkuar lëmoshë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në rrugë së bashku me fëmijën e tij duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/