Fëmija shkatërroi të gjithë banesën, pasi prindërit ia morën telefonin

Prindërimi ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë.
Veçanërisht kur autoriteti midis prindit dhe fëmijës nuk vendoset në kohë dhe atëherë fëmijët e pabindur dhe keqbërës nuk u binden ndalesave dhe masave të tjera edukative.
Kështu, prindërit në një qytet në SHBA përjetuan një krizë nervore kur u kthyen nga puna, pasi i morën celularin djalit 12-vjeçar.
Në videon e postuar nga nëna e djalit, shohim se banesa e tyre është shkatërruar plotësisht teksa ata ishin në punë.
I zemëruar, djali theu gjithçka përreth shtëpisë, fjalë për fjalë nuk ka asgjë që nuk e theu, nga pasqyrat, laptopët, frigoriferët dhe shtretërit.
Në video mund të dëgjojmë edhe nënën duke vajtuar, në prag të lotëve dhe absolutisht nuk di çfarë të bëjë tani. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































