LAJMI I FUNDIT:

Fëmija kinez lind me bisht

Fëmija kinez lind me bisht

Një vajzë në Hong Kong të Kinës lindi me bisht i cili për katër muaj iu rrit deri në 13 centimetra.

“Mbetëm të shokuar kur pamë bishtin. Dëshiruam që mjekët t’ia hiqnin menjëherë, por na thanë se është rrezik për një fëmijë të porsalindur t’i nënshtrohet operacionit”, tha Hou, babai i vajzës.

Prindërit e vogëlushes nga Hong Kongu çdo ditë kontrollonin bishtin me shpresën se ai do të zvogëlohej dhe do të zhdukej por në vend të kësaj bishti rritej gjithnjë e më shumë.
Mjekët në spitalin e fëmijëve në provincën Avhui në lindje të Kinës, vendlindja e vajzës, mbetën të tmerruar me këtë rast.

“Një gjë e tillë ndodhë rrallë. Ndoshta një në një milion fëmijë. Kurrë s’kemi parë një gjë të tillë”, tha mjeku Sun Jun për mediet kineze.


Rrezet rëntgen zbuluan se bishti ishte i lidhur me një tumor në kurriz. Mjekët e operuan Hung Hungun kur mbushi katër muaj dhe operacioni kaloi me sukses, por mjekët ende s’janë të sigurt nëse nevojitet mjekim shtesë për shërimin e vajzës. /Telegrafi/