LAJMI I FUNDIT:

FBK falënderon vullnetarët dhe sponsorët për ndihmën në organizmin e Kampionatin Evropian të Divizionit C

FBK falënderon vullnetarët dhe sponsorët për ndihmën në organizmin e Kampionatin Evropian të Divizionit C

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) falënderon të gjithë vullnetarët për angazhimin e pashoq në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C që është mbajtur në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik.

Në organizmin e Kampionatit janë përfshirë 30 vullnetarë, të cilët së bashku me stafin e FBK-së kanë bërë që gjithçka të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme sa i përket organizimit të kësaj gare në kryeqytetin kosovar.

Ka qenë pikërisht edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ai i cili në letrën e dërguar ditë më parë në FBK i ka përgëzuar vullnetarët për gjithë angazhimin e tyre në organizimin e këtij Kampionati.


Edhe numri një i FBK-së, Arben Fetahu e ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar vullnetarët.

“Kanë qenë 10 ditë plot angazhim, me pak orë gjumë, dhe me shumë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë punuar në organizimin e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë”.

“Megjithatë vullnetarët janë ata që duhet veçuar për punën e bërë, sepse detyrat e tyre kanë qenë me shumë përgjegjësi dhe të cilat ata i kanë kryer me shumë sukses”.

“Unë jam shumë i kënaqur me gjithë punën e bërë nga vullnetarët dhe uroj që ky angazhim i pashoq i tyre të vazhdoj edhe në aktivitetet tjera që organizohen nga FBK, si ato vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Jemi shumë të lumtur që ju kemi në mesin tonë”.

Duhet theksuar se kampion i FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C është shpallur Kosova, duke e mposhtur në finale Qipron.

FBK falënderon edhe sponsorët

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës, Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës për mbështetjen e dhënë në organizimin e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është mbajtur në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik.

Federata e Basketbollit të Kosovës gjithashtu e falënderon sponsorin gjeneral të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, “STOBI FLIPS MAGNUS”, pastaj sponsorët e tjerë, si “SPITALI AMERIKAN”, “KERASAN”, “MISSINI”, “UJI PEJA”, si dhe sponsorin medial “SUPERSPORT KOSOVA” për mbështetjen e parezervë në organizimin e kësaj gare në Prishtinë.

“Shumë faktorë kanë ndikuar në mënyrë që FIBA U-18 Kampionati Evropian, Divizioni C në Prishtinë të marr notën e shkëlqyeshme nga FIBA sa i përket organizimit, por këtu duhet veçuar institucionet tona të cilat na dolën krah, si dhe të gjithë sponsorët pa mbështetjen e të cilëve sigurisht se nuk do të kishim një nivel të tillë të organizimit”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori