Sipas kësaj gazete, janë pikërisht qytetarët kosovarë që i përkasin shtresës së mesme, që gëzojnë njëfarë mirëqenie solide, ata që po largohen nga Kosova.

“Nuk janë më minoritetet që po largohen nga Kosova, por janë pikërisht shtresa e mesme shoqërore që po ikin në drejtim të veriut”, thuhet në këtë artikull.


Me shtresë të mesme nënkuptohen individët të cilët kanë një mirëqenie ekonomike dhe arsimore të kënaqshme dhe që janë kryesisht sipërmarrës, profesionistë të lirë apo të punësuarit në sektorin publik e privat.

Në këtë përfundim, ata kanë ardhur pasi autoritetet gjermane kanë analizuar profilin e azilkërkuesve në Gjermani.

Bandat që merren me trafikimin e njerëzve janë duke promovuar Gjermaninë si destinacion.

Në anën tjetër, sipas gazetës, diplomacia gjermane është duke u munduar të shpjegoj se shanset që kosovarët të marrin azil janë zero dhe se së shpejti kanë për të riatdhesuar masivisht azilkërkuesit. /Telegrafi/

frankfurter(1)