Fatmir Mexhiti: Shkarkimi i Jovevit nuk është politik
06/06/2023
Ndryshimi i drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Sashko Jovev nuk është politik, thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Ai sot pas vizitës në ambientet e rinovuara të Klinikës për Endokrinologji nuk ka dashur të flasë për arsyet e shkarkimit të Jovevit dhe ka paralajmëruar se të gjitha detajet do t'i prezantojë në një konferencë.
“Politika, absolutisht, nuk qëndron prapa largimit të Jovevit, kudo që ka keqpërdorime me mua si ministër do të ketë sanksione”, tha ministri Mexhiti dhe theksoi se me Jovevin ka punuar një ekip i tërë për transplantet e suksesshme./Telegrafi/


