Site icon Telegrafi

Fatmir Mexhiti ka shkarkuar drejtorin e Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, Sashko Jovev.

Me rastin e lansimit të shërbimit të ri online për regjistrim elektronik, Mexhiti njoftoi shkarkimin e Jovev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto janë pozicione dhe funksione kalimtare. Nuk ka njeri këtu përgjithmonë, që të jetë i pavdekshëm, as unë, askush tjetër, as drejtorët”, theksoi Mexhiti pas promovimit të shërbimit të ri online: regjistrimi elektronik i të porsalindurit.

Ministria e Shëndetësisë vlerësoi punën, funksionimin dhe menaxhimin e mirë në Spitalin Special të Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza”-Çair.

Në pyetjen e një gazetari për vdekjet në Spitalin e Manastirit, Mexhiti tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Kabineti i tij, siç tha ai, në Manastir kanë qenë shumë transparentë për këtë temë që në fillim, por tani është në një juridiksion tjetër.

“Tashmë është në institucionet kompetente, në Prokurori dhe këtu nuk na lejohet të themi asgjë”, ka përsëritur Mexhiti./Telegrafi/

Exit mobile version