Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit

Për të votuan 17 këshilltarë të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv.
Ndërkaq, për kandidatin e tij, Rexhep Taganovic nga PDS, kanë votuar 11 këshilltarë, transmeton ul-info.
Gjeka bëri betimin solemn dhe shprehu besimin që ky koalicion është zgjidhja më e mirë për Komunën e Ulqinit.
Po sot janë verifikuar edhe mandatet këshilltarëve të rinj në Parlamentin lokal.
Me votat e shumicës parlamentare (Forca, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv) për kryetar të Kuvendit u zgjodh mr Fuad Haxhibeti. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































