LAJMI I FUNDIT:

Fasada me motive të qenit dalmatin

Fasada me motive të qenit dalmatin

Një familje kroate, ka ngjyrosur shtëpinë e tyre me ngjyra, që kujtojnë qenin e llojit dalmatin. Goran Tomasiq, 52-vjeçar, dhe gruaja e tij Karmen, 35-vjeçare, kanë ngjyrosur shtëpinë e tyre, në fshatin Pribislavec, me ngjyrë të bardhë dhe njolla të zeza, mu siç i kishte qeni i tyre Bingo, që është goditur nga një makinë.

"Më duhet të pranoj se në fillim frikoheshim se çfarë do të thoshin fqinjët tanë – por e kemi dashur shumë Bingon dhe, patjetër donim ta bënim këtë gjë. Kemi dashur që të gjithë të dinë se, çfarë rëndësie kishte ai për ne, si dhe për ta kujtuar atë përgjithmonë”, ka thënë Goran.