Është kohë pushimesh. Sigurisht që keni planifikuar udhëtime e pushime në vende të largëta. Para se të përgatisni valixhen, mos harroni të merrni me vete dhe këshillat që duhet të ndiqni për fëmijët tuaj. Sepse lartësitë, makinat, insektet, qëndrimi i gjatë larg shtëpisë mund t'i dëmtojë ata. Ja disa nga rreziqet që mund t'i ndeshni në këto udhëtime...
Lartësitë mbi 2.000 metra nuk janë të këshillueshme për fëmijët e vegjël. Përveç problemeve që lidhen me temperaturën, këto lartësi mund të shkaktojnë edhe shqetësime të tjera, siç është dhe mungesa e oreksit apo dhe çrregullimet e gjumit. Këto shenja theksohen edhe më shumë në qoftë se ngjit ja është e shpejtë.
Ndryshimet e menjëhershme të lartësisë mund të shkaktojnë madje dhe probleme të presionit në vesh e mund të shkaktojnë dëmtimin e membranës së timpanit të veshit. Kjo ndodh më shumë tek fëmijët që janë shumë të vegjël e që nuk marrin frymë me hundë ose kur hundët janë të zëna. Fillimisht duket sikur është bllokuar veshi, por më tej ato probleme shfaqen si dhimbje të mirëfillta të veshit.
I vogli e shpreh zakonisht këtë gjë duke qarë. Për të parandaluar shqetësimet, është e dobishme të nxiten thithje-gëlltitjet, për shembull, i vihet një biberon fals fëmijës. Sapo fëmija mbërrin në mal (në destinacion) të gjitha shqetësimet ndërpriten dhe i vogli ndihet menjëherë mirë, edhe pse temperatura mund të jenë të ulëta. Ndaj s’keni pse të ktheheni e ngut në shtëpi.
Ushqimet dhe pijet
Rreth 20-50% e pushuesve shkojnë në pushime në vende ku higjiena është e ulët.
Çrregullimi kryesor ka të bëjë me problemet që prekin zorrët dhe ndryshojnë ndaj dhe shoqërohen me dhimbje barku, diarre, temperaturë, të vjella dhe neveri ndaj të ngrënit. Faktorët shkaktarë të këtyre shenjave janë kushtet higjienike dhe llojet e ushqimeve, moslarja e frutave dhe zarzavateve, uji ose lëngjet e ndotura me mikrobe dhe viruse, të cilat pastaj çrregullojnë mikrobet që zakonisht jetojnë në zorrë.
Në këto kushte: Nuk duhet të hahen ose të pihen: qumësht i pazier, djathi i freskët, ushqimet e gjalla (mish, peshk, zarzavate, me përjashtim të frutave që u hiqet lëkura). Duhet të mos përdoret akull në gotë ose shishe (uji me të cilin përgatitet akulli, mund të jetë i papastër). Janë më të sigurta birra, vera, lëngjet natyrale në shishe, pije që kanë gaz.
Udhëtimi me avion
Rrëmuja, pritjet e gjata, ndryshimi i orareve dhe regjimit ditor në përgjithësi, ndryshimi i klimës dhe i orës ulin rezistencën dhe mund të shkaktojnë të vjella, çrregullime të tretjes, lodhje dhe pagjumësi. Kur udhëtohet në vende të largëta, është mirë që pas udhëtimit të bëhet një pushim më i gjatë dhe jo të shfrytëzohet dita sapo mbërrin në destinacion.
Rreziqet nga insektet
Shumë sëmundje mund të përcillen me insektet. Shembulli më klasik është ai i malaries. Është mirë të shmanget të shëtiturit në perëndim të diellit dhe në mëngjes, kur mushkonjat pickoj në më shumë dhe të përdoren mëngë të gjata e veshje që mbulojnë edhe këmbët, ngjyra të çelëta që i largojnë mushkonjat etj.
Rreziku i makinës
Përdorimi i rripit të sigurimit në makinë është burim tekash dhe grindjesh. Por shpesh (shumë shpesh) është mënyra e vetme për të shpëtuar jetën. Kurrë mos e harro. Nëse e do fëmijën, lidhe! Vendi më i sigurt për fëmijën është ndenjësja e pasme e makinës dhe rripi i sigurimit.
Fëmija mund të ulet para në makinë kur është i madh (mbi 12 vjeç) dhe i lidhur me 2 rripa sigurie. Air-bag-u e bën edhe më të rrezikshme uljen para të fëmijës. Në fakt, rripat nuk e mbajnë kokën, kështu goditja që ushtrohet nga air-bag-u është 10 herë më e fuqishme. Në qoftë se duhet patjetër që fëmija të mbahet përpara në makinë, atëherë duhet të lidhet mirë dhe ndenjësja të tërhiqet prapa sa më shumë të jetë e mundur.
Kur bie celulari, ndalojeni makinën. Rreziku në të tilla raste është 4 herë më i lartë. Asnjëherë mos besoni në aftësitë dhe përvojën tuaj.
Sëmundja e makinës
Kinetoza ose sëmundja nga lëvizja, e cila prek disa individë të caktuar kur lëvizin me makinë, avion ose me anije. Me këtë sëmundje kuptojmë shfaqjen e disa shenjave së bashku gjatë lëvizjes me një nga mjetet e sipërpërmendur: të përziera, të vjella, marrje mendsh, zbehtësi dhe djersë të ftohta.
Shenjat shfaqen për shkak të lëkundjeve të përsëritura, të cilat ngacmojnë qendrën e ekuilibrit. Nëse udhëtohet në mëngjes herët ose gjatë natës e me ndalesa (çdo 2-3 orë), këto shenja shfaqen më pak.
Preferohet që fëmija të jetë i ngrënë dhe jo me stomakun bosh, siç pretendohet në popull. Qumështi dhe kosi janë të dobishëm.
Udhëtimi me tren, megjithëse ka të njëjtat lëkundje, si lëvizja me makinë, është më i rekomandueshëm, pasi brenda trenit mund të lëvizësh, çka i pakëson këto shenja. Këshillohet që të ulesh me fytyrë përpara dhe jo mbrapsht.
Marrja e disa barnave me bazë dimenhidratin (antihistaminikët), të marra para se të nisesh me makinë, janë të dobishme. Por duhet pasur parasysh se këto barna shkaktojnë gjumë dhe tek disa fëmijë mund të shkaktojnë dhe të kundërtën, si: nervozizëm, shqetësim, eksitim. Mund të japin dhe çrregullime të lëvizjeve dhe të muskujve. Më e këshillueshmja për fëmijët është prometazina.
Barnat që mund të merren me vete
Kur përgatisni valixhet për të udhëtuar mos harroni të merrni barnat e mëposhtme:
Barna për sëmundjen e makinës, kundër të vjellave dhe marrjes së mendve
Në rast të diarresë: trisol, ujë mineral dhe probiotikë që rregullojnë florën e zorrëve Ndonjë bar kundër kapsllëkut
Barna kundër temperaturës së lartë trupore dhe dhimbjeve
Ndonjë antibiotik është mirë ta keni me vete
Për dëmtimet e gjymtyrëve, plagët ose goditjet, ndonjë dezinfektues dhe pomada lokale kundër dhimbjeve dhe ënjtjeve:
Ndonjë krem kundër shpimeve
Kremrat për mbrojtjen e lëkurës nga dielli dhe kundër djegieve
Pika për veshin
Garzë, pambuk, termometër
Probiotikët: Janë mikrobe të gjalla, që mendohet se mund të shmangin diarrenë. Këto mikrobe të parrezikshme për njeriun, janë në gjendje të luftojnë dhe të mos lejojnë formimin e ‘mikrobeve të këqija’ në gjendje të shkaktojnë diarrenë. Ato mund të përdoren qoftë për parandalimin e diarresë, qoftë për ta trajtuar atë kur shfaqet.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë