Faqe e internetit për takime dashurie intergalaktike

Faqja e takimeve LocalSin është në proces të krijimit të një aplikacioni për telefona “smart” për t’i ndihmuar jashtëtokësorët dhe njerëzit që të gjejnë dashuri përtej planetit tonë në tërë galaktikën.
Të inspiruar nga NASA, aplikacioni pa pagesë transmeton radio frekuenca nga Toka nëpër planetët tjera e galaktikës së Rrugës së Qumështit. Një zëdhënës i LocalSin tha: “Aplikacioni për takime intergalaktike do të jetë i pari i këtij lloji për shumë arsye. Do të ju japë mundësi njerëzve normal për të komunikuar me format tjera të jetës dhe mund të hapë derën për një takim të vërtetë universi”.
Kompania momentalisht është duke punuar në këtë aplikacion i cili pritet të përfundojë brenda pesë viteve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































