Pothuajse të gjithë kemi fantazi seksuale, por askush prej nesh nuk dëshiron të flasë për to - madje as me personat më të afërm. Njerëzit kanë frikë se, nëse pranojnë se fantazojnë për seksin, do të lënë të kuptohet se diçka nuk është në rregull në lidhjen e tyre - mirëpo shumica kanë frikë se mendimet e tyre të fshehura janë tepër të çuditshme dhe perverse, prandaj i mbajnë vetëm për vete.
Hulumtimi anonim me 18.000 amerikanë dhe britanikë i cili është kryer nga psikologu, Brett Kahr, ka dëshmuar se nëntë nga dhjetë persona kanë fantazi seksuale. Mirëpo, Kahr beson se personat të cilët kanë thënë se nuk kanë fantazi të fshehura seksuale, sigurisht që kanë, por vetëm se nuk ndihen të lirë për ta pranuar atë.
Interesante, madje edhe ata të cilët kanë thënë se fantazojnë nuk janë të gatshëm të zbulojnë dëshirat e tyre të fshehura, e madje 95 për qind e njerëzve nuk i kanë zbuluar askujt se për çfarë fantazojnë.
Për disa fantazitë madje është më mirë të mbesin fshehtësi, si për shembull fantazia për ish të dashurin.
Shumë njerëz i mundon edhe ndërgjegjja dhe ndjejnë turp pasi që besojnë se fantazitë e tyre janë perverse dhe shumë të çuditshme.
Kahr ka zbuluar se si njerëzit shpesh mendojnë për lidhje, seksin sado-mazo, voajerizmin, por edhe për incestin. Edhe pse më herët fantazitë e çuditshme janë konsideruar si patologjike, sot mbizotëron bindja se fantazitë janë të mira sepse mundësojnë lirinë e ëndërrimit të gjërave të cilat nuk do t’i bënim kurrë ne jetë reale.
Ato u mundësojnë njerëzve të “flenë” me persona të famshëm, e mund të ndihmojnë në jetën seksuale pasi që rrisin dëshirën dhe pasionin. Mendja jonë është vend i sigurt të cilën e kontrollojmë, prandaj mundemi t’i lejojmë vetes të paraqitemi në pozita të ndryshme. Gratë kështu mund të fantazojnë duke bërë dashuri me një person të panjohur e dominant, por janë pikërisht ato të cilat në fantazinë e tyre kontrollojnë rrjedhën e ngjarjes.
Prandaj në vend se të ndieni se ju bren ndërgjegjja derisa mendoni në dikë tjetër, fantazitë kuptoni si një hapësirë në të cilën kënaqeni pa obligime dhe ndjenjë të fajit. Më e rëndësishmja është që ato të mbahen vetëm në kokë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës