Një familje që humbi qenin e saj dhe përdori një dron për ta gjetur atë, u habit kur e gjetën duke luajtur me “një familje arinjsh” në pyll.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë kapur në gadishullin e largët lindor të Rusisë Kamchatka.
Çfarë bie në sy, qeni, plot guxim, hyn dhe del nga shtegu i arinjve.
Dhe megjithëse grupi është teknikisht një tufë grabitqarësh, ata duken “të pavëmendshëm” për lëvizjet e qenit.
Madje bie në sy fakti se ata asnjëherë nuk e sulmojnë atë.
Familja thuhet se kishte humbur qenushin e tyre duke shijuar një shëtitje në pyll, por u trondit kur panë se çfarë kishte bërë ai në kohën e tij të shkurtër larg tyre. /Telegrafi/