“Fake news” – apo lajmet e rreme – janë kthyer tashmë një ndër instrumentet më të përdorshme të dezinformimit dhe të linçimit të kundërshtarit politik. Lajmi i rremë ka një seri formash të përdorimit të tij nisur nga krijimi i historive të rrejshme, keqpërdorimi i figurës apo shtrembërimi i pamjeve e deri te keq interpretimi apo shtrembërim i të vërtetave.
Sipas gjetjeve të “Statista” – kompani prestigjioze që studion sjelljet e konsumatorëve – në vitin 2021 67 për qind e amerikaneve besojnë se lajmet e rreme krijojnë shumë konfuzion, vetëm 26 për qind e tyre janë konfident në aftësitë për të dalluar një lajm të vërtetë nga ai i rremë dhe rreth 10 për qind e tyre kanë ndarë (share) lajme të rreme me dëshirën dhe dijeninë e tyre të plote. Lajmi i rremë është parë të ketë pasur efikasitet edhe kur ka keqpërdorur ose instrumentalizuar besimet fetare për qëllime politike. Kryesisht përdorimi i lajmi të rremë që përdor fenë është shumë i dukshëm gjate fushatave elektorale dhe përplasjeve politike. Gjatë zgjedhjeve presidenciale politike në vitin 2020 në SHBA, Qanon – një teori konspirative e propaganduar nga ekstremistë – arriti të ketë një rritje të popullaritetit prej 650 për qind në “Facebook”.
Sipas një raporti të profesorit të universitetit të Kembrixhit, Christopher Douglas (2018), mbi përdorimin e lajmeve të rreme me përmbajtje fetare, është vëne re se janë ekstremistët e djathtë ata të cilët i përdorin lajmet e kësaj kategorie duke targetuar votuesin e tyre. Me përmbajtje fetare kanë si qëllim të delegjitimojë moralin e oponentit, të deformojë qëllimet dhe objektivat e tij, të krijojë frikë dhe pasiguri të natyrës religjioze duke iu dhënë ngjarjeve politike ngjyra apokaliptike sipas narracionit fetar. Qëllimi i këtij lloj të lajmeve synon që votuesi i djathtë nën presionin e frikës dhe pasigurisë të perceptojë dhe votojë në mënyrë emocionale dhe jo racionale.
Nëpërmjet lajmeve të rreme, autorët e tyre përpiqen të bëjnë njëfarë “shkishërimi politik”, që në kontekstin e vendeve ish-komuniste, bëhet edhe më kompleks. Në mungesë të njohjes së besimeve fetare, kulturës së respektit ndaj tyre, përmbajtja e lajmeve të rreme me tipare fetare, riciklon stereotipat e instaluar gjate komunizmit. Këta stereotipa e paraqisnin ritualin apo frekuentimin e kulteve fetare si diçka të prapambetur, si një akt dëshpërues ku besimtari, në mungesë të alternativave të tjera, detyrohej përfundimisht t’i drejtohej Zotit për ndihmë. Stereotipat shkonin edhe me tej duke e paraqitur një qytetar besimtar si mëkatar i cili shkonte ne xhami apo kishë për interes, pra, për të kërkuar falje mëkatesh dhe jo për të rivitalizuar besimin e tij.
Kjo nënkuptonte se këto mëkate ishin kaq të rënda sa vetëm Zoti kishte mundësinë t’i falte. Në fakt, vizita dhe falja në xhami dhe kishë janë pjesë e ritualit, që do të thotë se falja është pjesë e adhurimit, i cili nënkupton përkujtimin që besimtar i bën vetes në lidhje me pushtetin e Zotit mbi të dhe më gjerë. Procesi i faljes, përveç aspektit meditativ dhe reflektues, e ndihmon atë të kultivojë modestinë dhe të luftojë egon e tij në raport me suksesin por dhe përunjësinë ndaj Zotit në raport me dështimin. Falja e mëkateve është një bonus për besimtarin, nga Zoti për besimtarin dhe ajo është vetëm në kompetencën dhe njohjen e Tij. Askush nuk e di nëse është falur apo jo. Një ndër kriteret e përfitimit të këtij bonusi është që besimtari të mos jetë recidivist i mëkatit.
Për sa më sipër, synimi i propagandës komuniste, nëpërmjet dezinformimit, ishte ta portretizonte besimtarin me një qasje negative, duke deformuar pikërisht tharmin e besimit fetar i cili është i lidhur ngushtësisht me parime morale, si përulësia, modestia, sinqeriteti, voluntarizmi, komunitarizmi dhe ndjeshmëria sociale. Shtrembërimi i qëllimeve dhe rolit të aktit publik të vizitës së besimtarit në kultet fetare si pjesë e ritualit fetar lidhej me luftën që partia komuniste i kishte hapur institucioneve sociale për të fituar hegjemonin mbi përcaktimin e termave qe lidheshin me moralin.
Pra, institucionet fetare, familja, doket edhe zakonet ishin kundërshtarë sociale të cilët duhet të delegjitimoheshin me qëllim që vendin e tyre ta zinte Partia e Punës, e cila u kthye “nëna dhe baba” e Njeriut të Ri. Dhe, pjesë e propagandës komuniste ishte lajmi i rremë me përmbajte fetare. Fatkeqësisht, stereotipat e krijuara gjatë komunizmit duket se po vazhdojnë të përdoren edhe sot nga elita intelektuale dhe politike e vendit. Ndryshimet politike të vitit 1990 nuk arritën dot të delegjitimonin këto stereotipa, duke iu dhënë mundësinë elitave post komuniste t’i riciklojnë në formën e “fake news”-eve. Në këtë kontekst, është e nevojshme që nëse do të ndërmerret një iniciative për të rishikuar pasojat kulturore të propagandës komuniste, të cilat reflektohen edhe sot në politikë-bërje, ato duhet të përfshijnë edhe stereotipat fetare që po linçohen në formën e lajmeve të rreme edhe sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOlsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite