LAJMI I FUNDIT:

Facebook, shkak për divorcet

Facebook, shkak për divorcet

Facebook është duke u konsideruar fajtori kryesor për ndarjet në rritje të çifteve, pasi që tani tradhtitë po bëhen ‘online’.

Ndarjet vijnë si pasojë e mundësisë së shtuar për palët që pasi takojnë njerëzit, të flirtojnë me ta. Nga ana tjetër, nëse p.sh mashkulli shikon fotot e ndonjë vajze, flet me të në ‘chat’ dhe krijon lidhje, atëherë për të dashurën e tij është më lehtë që ta zbulojë, pasi që për këtë shfrytëzohen profliet e rrejshme.

Avokatët që aranzhojnë divorcet në Britani këshillojnë çiftet e prekura që të mos përdorin Facebook-un, në mënyrë që të shmangin kontaktet me njerëzit e rinj dhe me ish-të dashurit.

“Bashkëshortët të cilët kanë pasur dyshime për martesat e tyre kanë spijunuar dhe kanë gjetur dëshmi për aferat, të cilat kanë çuar drejt ndarjeve”, ka thënë Emma Patel e institutit Hart Scales & Hodges Solicitors për The Sun.


“Ne këshillojmë çiftet të heqin dorë nga faqet si Facebooku derisa të jetë zgjidhur divorci i tyre”, përfundoi ajo. /Telegrafi/