LAJMI I FUNDIT:

Facebook ri-drejton 10 për qind të trafikut te faqet tjera

Facebook ri-drejton 10 për qind të trafikut te faqet tjera

Rrjeti social Facebook është udhëheqës i tregut global edhe sa i përket ri-drejtimit të trafikut tek faqet tjera të internetit, përkatësisht publikuesit tjerë online.

Në shtatorin e kaluar, Facebook ka referuar më shumë se 10.4% të trafikut tek faqet e tjera në internet. Për të arritur deri në këtë përqindje, Facebook ka pasur një mostër të përfaqësimit prej 200 mijë uebfaqeve të internetit, për të cilat e ka analizuar trafikun.

Në vendin e dytë, është radhitur rrjeti tjetër social Pinterest, i cili ka drejtuar trafik tek publikuesit tjerë në internet me 3.7%.

Krejt befasisht, Pinterest ka referuar tri herë më shumë trafik tek faqet tjera tek internetit krahasuar me Twitter, rrjeti social i cili mban vetëm 1.2% të ri-drejtimit të trafikut tek faqet tjera.


Një vend më poshtë është StumbleUpon, e përcjell nga Reddit dhe Youtube. / Foto: Mashable / Telegrafi /