Please enter at least 3 characters.

Fabio Quagliarella e përfundon sezonin si golashënuesi më i mirë në Serie A, tani kërkohet nga Napoli

2019/05/GettyImages-1146380092.jpg
268:"GENOA, ITALY - MAY 26: Antonio Allegra awards Fabio Quagliarella of Sampdoria as "Best striker of 2018-19 season" during the Serie A match between UC Sampdoria and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on May 26, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Fabio Quagliarella kishte një sezon fenomenal te Sampdoria, duke arritur ta sigurojë Capocannoniere (Këpucën e Artë) në Serie A.

36-vjeçari ka arritur që në sezonin 2018/2019 t’i shënojë në total 26 gola, derisa la pas vetes Duvan Zapatan e Atalantas me 23 gola, Krzysztof Piatek (22) dhe Cristiano Ronaldon (21).

Superylli portugez i Juventusit e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A, mirëpo në garën për Këpucën e Artë u mposht nga Quagliarella.

Sulmuesi italian ka bërë 39 paraqitje për Sampdorian në të gjitha garat, 37 nga këto në Serie A, duke shënuar në këtë të fundit 26 gola, ndërsa ka asistuar tetë herë.

Forma e Quagliarellas ka arritur ta marrë vëmendjen e ish-skuadrës së tij, Napoli, që planifikon ta transferojnë atë në verë. Në fakt, presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentiis ka thënë se klubi është i interesuar që ta kthejë atë sërish në San Paolo.

“Mendoj se ai e meriton një mundësi. Nuk mendoj se do të jetë një problem ekonomik për ne. Përndryshe do të jetë një zgjedhje romantike për të dhe ta përfundojë karrierën këtu”, ka thënë De Laurentiis në një intervistë për Corriere dello Sport. /Telegrafi/