Rusët dhe fqinjët e tyre i kanë të përbashkëta përvojat negative historike: ata ishin viktima si të Hitlerit, ashtu edhe të Stalinit. Lufta asgjësuese gjermane në Lindje ishte e drejtuar kundër polakëve, ukrainasve, bjellorusëve dhe rusëve; terrori i pushtetit sovjetik i preku të gjithë popujt në fushën e ndikimit. Por, një kuptim i përbashkët për këtë të kaluar nuk është zhvilluar – përkundrazi: historia e shekullit të 20-të rëndon fort mbi të tashmen e Evropës Lindore. Dhe, kjo nuk ndodh tamam qëkur Lufta e Dytë Botërore i shërben në propagandën ruse justifikimit të luftës në Ukrainë. Po do të ishim të pasaktë, po t’ia jepnim fajin për këtë vetëm presidentit rus Putin dhe propagandistëve të tij. Meqenëse Bashkimi Sovjetik, megjithë ideologjinë e tij internacionaliste perceptohej gjithmonë si shtet rus, pesha e historisë sovjetike për rusët rëndon më fort se sa për "popujt e tjerë sovjetikë". Paradoksi që Stalini sot është në sytë e shumë rusëve një figurë historike pozitive, megjithëse ai urdhëroi vrasjen e rusëve të panumërt, është rezultat i thyerjeve historike, që kanë lënë gjurmë të thella në historitë individuale të shumë familjeve ruse.
Terrori i viteve ’30 i preku vërtet të gjithë popujt e Bashkimit Sovjetik, por ai eci krahas integrimit të një nacionalizmi rusomadh nga Stalini në ideologjinë komuniste. Në republikat sovjetike joruse, për shembull në Ukrainë, u zhduk në mënyrë të qëllimshme elita e sapokrijuar nacionale kulturore dhe intelektuale. Sot kjo e lehtëson trajtimin e tmerreve, sepse të gjithë mund ta shohin veten si viktima kolektive dhe t’ia hedhin fajin Moskës. Kjo ndihmon që të spostohet në sfond një fenomen, i cili ishte karakteristik kudo për stalinizmin: në një sistem, i cili bazohej në ngritjen e kallëzimit në detyrë të qytetarëve, dorasit dhe viktimat shpesh ishin pjesë të së njëjtës familje, madje shumë ishin të dyja këto në një person.
Ai që dëshiron të merret në Rusi me trajtimin e stalinizmit, ai nuk ka në dispozicion një strategji nacionale shfajësimi dhe prandaj arrin shpesh në këtë pikë të dhimbshme, tek e cila familjet mund të shkatërrohen edhe pas shumë brezave. Droja për t’u përballur me këtë histori është e kuptueshme; megjithatë, përvojat që "Memorial" – e vetmja organizatë në Rusi, që përpiqet për një dokument sistematik të krimeve të Stalinit – ka me viktimat dhe pasardhësit e tyre, tregojnë se kjo do të ishte rruga e pajtimit të Rusisë me veten.
Por, një lëndë për një narrativë historike të përshtatshme për masat, për vetësigurimin e një kombi kjo nuk është. Atë e gjen në "Luftën e madhe atdhetare" si tregim të mbrojtjes heroike kundër një agresori të pamëshirshëm. Brutaliteti i fushatës asgjësuese gjermane nuk u la rusëve (as ukrainasve dhe as bjellorusëve) alternativë tjetër, se të luftonin për Stalinin, pavarësisht nëse e urrenin atë apo e nderonin. Fitorja mbi gjermanët i bashkoi me të vërtetë rusët. Edhe përtej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (për të cilin kjo fitore ishte i vetmi burim i legjitimimit) fitorja u bë një kapëse, e cila e mban tok shoqërinë me shumë kontradikta ruse.
Prandaj, çdo qeveri ruse është e detyruar që "Ditës së fitores", 9 Majit, dhe kujtimit të luftës t’i kushtojë rëndësi të madhe. Njëkohësisht, rusët presin me të drejtë, që Evropa, para së gjithash Gjermania t’i përkujtojë me nderim viktimat dhe të vlerësojë kontributin e Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nacionalsocializmit, siç bëri Presidenti Federal i Gjermanisë, Gauck.
Plagët që hapën terrori i Hitlerit dhe i Stalinit janë kaq të thella, sa mund të shërohen vetëm ngadalë. Një proces i tillë gjithmonë është edhe i dhimbshëm, siç tregon historia e pajtimit të Gjermanisë me fqinjët e saj. Përballja e hapur me historinë ka bërë që Gjermania të ketë sot marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët – gjë që përballë krimeve të kryera nga gjermanët midis viteve 1939 dhe 1945, edhe 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore duket gati si mrekulli. Përkundrazi, në Lindje të Evropës, kontradiktat midis Rusisë dhe fqinjëve të saj, të cilët dikur kanë qenë viktima të nacionalsocialistëve janë thelluar, sepse Putini e instrumentalizon të kaluarën për politikën e tij agresive.
Në vend që të theksohet e përbashkëta e përvojave historike, Moska shpif për ata që kujtojnë anët e errëta të zhvillimit të luftës nga sovjetikët, si për shembull dëbimin e popujve të tërë në emër të gjoja bashkëpunimit me gjermanët, pra si kolaboracionistë. Baltët dhe polakët, të cilët në zgjerimin e sundimit të Stalinit mbi të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore nuk qenë në gjendje të shikonin çlirim, akuzohen se janë simpatizantë të fashistëve. Vënia propagandistike e shenjës së barazimit të separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore me rezistencën kundër pushtimit gjerman është deri tani pika kulmore e këtij trajtimi cinik të historisë. Ajo flet për përçmim për të gjitha viktimat e dhunës totalitare, edhe për rusët – dhe krijon konflikte të reja, të rrezikshme për të gjithë Evropën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme