Euro humb vlerën gati 1%

Kjo ulje e monedhës së përbashkët Evropiane erdhi si pasojë rezultatit të referendumit në Irlandë për Traktatin e Lisbonës.
Votuesit irlandezë të enjten vendosën të hedhin poshtë Traktatin e Lisbonës, në një çast me të vërtetë historik për Bashkimin Europian.
Traktati i Lisbonës është dokumenti zëvendësues i projektit të dështuar për Kushtetutën e përbashkët Europiane. Irlanda është vendi i vetëm, anëtar i BE-së që për këtë marrëveshje mbajti referendum.
Dështimi i këtij projekti në Irlandë, hedh hije paqartësie edhe në vetë unifikimin e mëtejshëm të BE-së.
Dobësimi i Euros kundrejt dollarit shihet si një shpëtim nga rritja e mëtejshme e çmimit të naftës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































