LAJMI I FUNDIT:

EU thotë se ka marrë mbështetje nga qendrat evropiane për zgjidhjen e statusit

EU thotë se ka marrë mbështetje nga qendrat evropiane për zgjidhjen e statusit

Ekipi i Unitetit mbrëmë vonë është kthyer në Prishtinë nga turneu diplomatik në disa qendra evropiane. Me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, kryesuesi i Ekipit Presidenti Fatmir Sejdiu, tha se kanë marrë mbështetje nga Lisbona, Roma dhe Berlini për përfundimin sa më të shpejtë të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Ai theksoi se të gjitha veprimet e institucioneve të Kosovës pas 10 dhjetorit, kur përmbyllet procesi shtesë i negociatave për statusin, do të merren në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

"Për ne është me rëndësi që të mbajmë këtë hap dhe këtë dinamikë të punës që kemi dhe sigurisht se do të konsultohemi drejtpërdrejt edhe me SHBA-të, me Brukselin, me të gjithë vendet që janë në Bashkimin Evropian që kanë pozicione kyçe dhe të rëndësishme duke pasë respekt ndaj gjithë vendeve tjera të BE së dhe botës demokratike që kanë qenë dhe janë me Kosovën", u shpreh Presidenti Sejdiu.

Presidenti përsëri hodhi poshtë çdo ide tjetër për zgjidhjen e statusit të Kosovës pos pavarësisë së saj, duke theksuar se Kosova është rast i veçantë. Sejdiu shpjegoi se deri nga fundi i procesit do të mbahen edhe dy takime më 20 nëntor në Bruksel, dhe takimi i fundit më 26 nëntor. /qik/


Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori