LAJMI I FUNDIT:

Estonia në krizë

Estonia në krizë

Banka e Estonisë për këtë vit parashikon një rritje vetëm prej 2% për 2008, ndërkohë që para disa viteve kjo rritje ka qenë 8% në vit.

Shumë indikatorë janë alarmantë. Prodhimi industrial është në rënie dhe inflacioni po rritet me 11.3% në maj, si shkak i rritjes në muajt e fundit të çmimit të energjisë,të ushqimit dhe të ndryshimit të akcizës për alkoolin dhe duhanin në nivelin e kërkuar nga BE.

Investitorët si psh uzina tekstile e blerë nga suedezët në 95, nuk funksionon sepse energjia është e shtrenjtë. Të gjitha këto bëjnë që Estonia të mos jetë me eldorado qe ka qenë. Paga reale pas rritjes nga 12% deri 14% këto dy vitet e fundit duhet të tatohet këtë vit.

Sipas ministrit të financave kjo krizë pritej, por ka ardhur më shpejt seç parashikohej. Qeveria estoneze po adapton një plan të ashpër për ti bërë ballë kësaj krize që gjithmonë po rritet.


Qeveria ka reduktuar 200 milion euro të shpenzimeve funksionale të ministrive. Vetëm ministria e edukimit, punëve sociale, sigurimit të brendshëm dhe ajo e mbrojtjes kanë qenë më të kursyera ndaj këtij plani.

Tjetër faktor thellues i krizës ka qenë dhe ndalimi prej një viti i transitit të karburanteve ruse nga Estonia. Estonisë i ka kushtuar shumë investimi në agrikulture prej 1990, fushë në të cilën është konkurruese sot.

Për qeverinë estoneze, euro është një prioritet por ajo frikësohet për te ardhmen e ekonomisë së vendit këto dy vitet e fundit, ku nuk dihet se sa do të shkojë çmimi i karburantit. /Telegrafi/