A është më i rrezikshëm varianti i ri i COVID-19 dhe a e kërcënon vaksinën Pfizer?

Varianti i ri i coronavirusit ka zhytur Anglinë në një gjendje paniku dhe konfuzioni.
Pyetjet janë të shumta, sidomos për efektshmërinë e vaksinës Pfizer në llojin e ri. Aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se vaksina Pfizer nuk do t’i mbronte njerëzit nga lloji i ri.
Një pyetje tjetër kritike është nëse ka ndonjë provë që sugjeron se varianti është më serioz se paraardhësi i tij. Aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose vdekshmëri më të lartë. Shëndeti Publik në Angli vazhdon të studiojë raste për ta kuptuar më mirë këtë, shkruan Express.co.uk.
“Ne e dimë që vdekshmëria është një tregues i vonuar dhe do të duhet ta monitorojmë vazhdimisht këtë gjatë javëve të ardhshme”, shpjegon Shëndeti Publik në Angli.
Vaksina stimulon një reagim imunitar ndaj një pjese të proteinave që nuk preken nga ato mutacione. Puna e mëtejshme laboratorike aktualisht është duke u ndërmarrë si një përparësi për ta kuptuar këtë.
Pse është ky variant më i transmetueshëm?
Dihet prej kohësh që mutacionet në proteinën spike – pjesa e virusit që e bën atë infektive – mund të ndryshojë mënyrën e ndërveprimit të virusit me qelizat njerëzore. Sidoqoftë, studiuesit ende nuk e dinë mekanizmin për këtë rritje të transmetimit.
Sipas PHE, provat tregojnë se nivelet e infeksioneve në zonat gjeografike ku ka qarkulluar ky lloj specifik janë rritur më shpejt sesa pritej. “Provat kanë demonstruar se ky variant ka një shpejtësi më të lartë transmetimi sesa variantet e tjera në qarkullimin aktual”, thotë trupi i shëndetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk