Banka Botërore ditë më parë ka publikuar një raport për klimën dhe zhvillimin e Kosovës.
Në këtë përmbledhje për Kosovën, në pjesën për klimën thuhet se politikat e Kosovës për ndryshimet klimatike janë, pjesërisht, të formësuara nga shtytësit e ndryshëm të jashtëm dhe zotimet ndërkombëtare; në aspektin e brendshëm, Kosova duhet të bëjë më shumë përparim, jo vetëm duke intensifikuar ambiciet e veta klimatike, por duke forcuar kapacitetin e vet për t’i realizuar këto ambicie.
Edhe pse nuk është palë as në Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) dhe as në Marrëveshjen e Parisit, Kosova ka vendosur zotime kombëtare vullnetare të barasvlershme.
“Veç kësaj, si palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova i është përkushtuar harmonizimit të legjislacionit të vet për energjinë dhe klimën me acquis të Bashkimit Evropian (BE) duke kontribuar kështu në synimin që Evropa të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.
Ligji për Ndryshime Klimatike, i miratuar në dhjetor 2023, është bazë legjislative për planifikimin dhe ngritjen e institucioneve për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Përkundër vendosjes së zotimeve të tilla, maturiteti institucional për zbatimin e politikave klimatike në Kosovë sapo ka filluar të krijohet (klasifikohet si “në lindje e sipër” nga Vlerësimi Institucional për Ndryshimet Klimatike i Bankës Botërore).
Po bëhet punë e konsiderueshme për t’i forcuar kapacitetet institucionale të vendit, por këto kanë ende shumë rrugë për të bërë që të vlerësohen si të maturuara”, thuhet në këtë raport.
Sipas BB-së, kapitali njerëzor i vendit gjithashtu duhet të zhvillohet në mënyrë substanciale për të siguruar që Kosova të jetë gati për tranzicionin e gjelbër dhe vlerësohet se më shumë se 40 për qind e potencialit të kapitalit njerëzor të vendit është aktualisht i pashfrytëzuar.
Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera të BP6, popullata e Kosovës në moshë pune (mosha 15-64) po rritet, raporton Telegrafi, referuar raportit të Bankës Botërore.
Planifikimi afatgjatë për përmirësimin e rezultateve të arsimimit dhe aftësimit do të jetë me rëndësi jetike për t’i ofruar popullatës relativisht të re të vendit shanset më të mira për t’u bërë shumë produktive.
“Si shtet pa dalje në det në Evropën Juglindore, në qendër të Gadishullit të Ballkanit, Kosova është e cenueshme nga risqet klimatike. Vendi është shpesh i ekspozuar ndaj zjarreve në pyje, vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dherave.
Aktualisht, 36.8 për qind e sipërfaqes totale të Kosovës është nën risk mesatar nga zjarret dhe 15.8 për qind nën risk të lartë nga zjarret. Krahas kësaj, zonat malore të vendit janë të ekspozuara ndaj risqeve të vërshimeve”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti vërshimet e rënda që ndodhën në vitet 2013, 2014 dhe 2016, rezultuan në dëme totale të vlerësuara prej më shumë se 4 milionë euro.
“Kosova është gjithashtu e prirë ndaj thatësirave, tërmeteve dhe valëve të të nxehtit. Ngjarjet ekstreme klimatike shpesh shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturën kritike, duke çuar në riskun e efekteve kaskadë dhe duke përkeqësuar cenueshmëritë e sektorëve kyç ekonomikë, veçanërisht të bujqësisë, pylltarisë dhe ujit.
Po ashtu, këto efekte klimatike janë të lokalizuara dhe i përkeqësojnë cenueshmëritë ekzistuese socio-ekonomike.
Komunitetet dhe komunat e cenueshme me popullatë në rënie, si dhe zonat urbane të reja në zgjerim, janë më të ekspozuara ndaj vërshimeve dhe risqeve të tjera klimatike. Sipas të gjithë skenarëve të rrugëve përfaqësuese të përqendrimit (RrPQ) të gazrave serë, Kosova mund të pësojë dëme substanciale ekonomike prej ndryshimeve klimatike. Vlerësohet se nëse nuk do të bëheshin investime për përshtatje ndaj klimës në ndryshim, deri në vitin 2050 do të kishte rënie të konsiderueshme të prodhimit si rezultat i rreziqeve natyrore, përkatësisht rënie prej 5.1 për qind të BPV-së në skenarin me RrPQ 2.6, 4.2 për qind në skenarin me RrPQ 4.5 dhe 4.0 për qind në skenarin me RrPQ 8.5”, thuhet tutje.
Në përmbledhjen e këtij raporti, siç raporton Telegrafi thuhet se burimet dhe ekspertiza e kufizuar, të shoqëruara me shkëputjen ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe lokale, bëhen pengesë për aftësitë e Kosovës për menaxhim të fatkeqësive, duke kërkuar më shumë investime për përmirësimin e koordinimit, për ngritjen e kapaciteteve, për mbështetjen e të kuptuarit më të mirë të riskut, për përmirësimin e sistemeve informative për paralajmërim të hershëm, si dhe për rritjen e angazhimit të komunitetit.
“Kostot e investimeve për përshtatje janë padyshim të larta, por kostot e mosveprimit janë edhe më të larta, siç janë edhe përfitimet e veprimit.
Kosova do të duhet të investojë rreth 2.8 miliardë dollarë amerikanë (me vlerë dollari të vitit 2020, pa zbritje) gjatë dekadës së ardhshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës nga ndikimet e dëmshme dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.
Kjo paketë fillestare gjithëpërfshirëse e investimeve përshtatëse do të kishte kosto të barasvlershme me rreth 0.6–0.9 për qind të BPV-së në vit deri në vitin 2050. Investimet për përshtatje do të siguronin një ‘Dividend nga Vlerësimi AAA’ me tre lloje të përfitimeve: humbje të shmangura, potencial ekonomik të përshpejtuar, dhe përfitime shoqëruese sociale dhe mjedisore të amplifikuara.
Zbatimi i veprimeve për përshtatje klimatike në nivel kombëtar do të reduktonte në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike dhe do të lehtësonte zhvillimin e kapitalit njerëzor”, thuhet ndër të tjera në këtë raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë