Ergys Kaçe drejt Baselit?

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, pas supergolit të shënuar në miqësoren ndaj Francës.
Në mesin e ekipeve që po e përcjell lojtarin është edhe Baseli, skuadër e cila po kalon në një fazë transformimesh këtë verë.
Zviceranët humbëm trajnerin Paulo Souza, i cili nënshkroi me Fiorentinën, dhe i cili pritet të marrë me vete edhe dy shqiptarët e kësaj skuadra, Shkëlzen Gashin dhe Taulant Xhakën.
Këto lëvizje do të lërë hapësira, të cilat pritet të mbulohen nga lojtarë të ri, në mesin e të cilëve në plane është edhe Kaçe, transmeton Sportal.
Megjithatë ai ka në kontratën e tij një klauzolë prej 5 milionë eurosh, të cilën Paok e kërkon të plotë për ta lejuar lojtarin të largohet. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































