Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi sot zbulimin e 85 miliardë metra kub shtesë të gazit natyror në Detin e Zi, pas zbulimit historik të bërë këtë verë, raporton Anadolu Agency.
“Si rezultat i testimit, analizës dhe punës së detajuar inxhinierike, 85 miliardë metra kub të tjera u shtuan në rezervat që kemi zbuluar”, tha presidenti Erdogan pas inspektimit të anijen e shpimit Fatih.
Ai tha se zbulimi u bë në thellësi prej 4.445 metrash.
“Sasia totale e rezervave të gazit natyror në pusin TUNA-1 të fushës së gazit Sakarya arriti në 405 miliardë metra kub”, shtoi ai.
“Rezervat që zbuluam në Detin e Zi janë burimi më i madh i hidrokarbureve të vendit tonë deri më sot”, theksoi Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu tha se shpreson që varësia e jashtme e Turqisë nga gazi natyror do të ulet ndjeshëm me zbulimet e reja.
Puna në pusin TUNA-1 është finalizuar pasi arriti thellësinë prej 4.775 metrash siç ishte planifikuar, deklaroi presidenti Erdogan, duke shtuar se kërkimet për burimet e hidrokarbureve në Detin e Zi dhe Mesdhe do të vazhdojnë.
Erdogan gjithashtu tha se pas mirëmbajtjes dhe furnizimit, anija Fatih muajin e ardhshëm do të jetë në detyrë në një pus tjetër, Turkali-1, në fushën e gazit Sakarya.
Nëndetëse robot
“Ne kemi shtuar nëndetësen robot me telekomandim të teknologjisë së avancuar në industrinë tonë të naftës me pajisje të brendshme dhe kombëtare”, tha ai, duke njoftuar “një hap të ri”.
Erdogan tha se roboti, i quajtur Kaşif (Eksplorues), do të plotësojë nevojën për energji elektrike në thellësi prej qindra metrash dhe video-pamjet do të merren me telekomandë.
Erdogan u shoqërua nga zv/presidenti Fuat Oktay, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.
Ky njoftimi i presidentit Erdogan erdhi shkurt kohë pas zbulimit historik të gazit natyror në gusht, gjithashtu në Detin e Zi.
Të mërkurën, duke folur para deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdogan tha: “Ne do të jemi personalisht dëshmitarë të përpjekjeve në vendngjarje dhe do të njoftojmë sasinë e rezervave të reja”.
Njoftimi i bërë këtë gusht për 320 miliardë metra kub të rezervave në Detin e Zi nga anija e shpimit Fatih e bëri Turqinë “shumë të lumtur”, tha presidenti turk, duke shtuar se tani kanë ardhur më shumë lajme të mira.
Pas zbulimit të kësaj vere, kur Fatih zbuloi pusin TUNA-1 në fushën e gazit Sakarya, rreth 170 kilometra larg bregdetit verior të Turqisë, zyrtarët turq thanë se më shumë rezerva mund të gjenden së shpejti.
Zbulimi ishte më i madhi në historinë e Turqisë. Zyrtarët thanë se gazi do të jenë gati për përdorim publik në vitin 2023.
Presidenti Erdogan gjithashtu tha se “ne nuk synojmë të drejtën e askujt dhe veçanërisht territorin e askujt”, duke shtuar se “do të vazhdojmë ta rrisim ekonominë tonë me fokusimin në prodhim, eksport, punësim”.
“Tashmë as grushtet, as kurthet ekonomike, as lojërat politike dhe as kërcënimet boshe nuk mund ta kthejnë Turqinë nga kjo rrugë që ka hyrë”, theksoi ai.
Duke folur rreth Mesdheut Lindor dhe Bashkimin Evropian (BE), presidenti turk theksoi se “nëse nuk mund të marrë qëndrim të drejtë në Mesdheun Lindor, kjo situatë do të jetë shpallje zyrtare se BE-së po i vjen fundi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A