Site icon Telegrafi

Erdogan e hedh votën në Stamboll

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga gruaja e tij Emine, ka kryer obligimin e tij qytetar para pak çastesh.

Ai është parë duke arritur në shkollën e mesme Uskudar Saffet Celebi, për ta hedhur votën e tij në Stamboll, transmeton Telegrafi.

Shumë qytetarë kishin dalë për ta përshëndetur derisa ishte nisur drejt qendrës së votimit i shoqëruar nga bashkëshortja.

Lexo po ashtu Votues të rinj në raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, 47.523 persona mbushin 18-vjet

Ai votoi në Uskudar që është një lagje fqinje të asaj ku jeton Erdgoan, pavarësisht se në raundin e parë në këtë qendër votimi nuk i kishte fituar shumicën e votave.

Kujtojmë që në raundin e dytë në garë janë presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan si dhe kundërkandidati Kemal Kilicdaroglu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version