Në një intervistë për “Sh2”, Eranda ka thënë se arsyeja që e ka titulluar kështu këngën është për t’iu referuar këngëtarëve, të cilët gjithmonë mbeten modelë për të tjerët.

Videoklipi i këngës është realizuar nga regjisori Alexander në bashkëpunim me Supersonic TV, ndërsa për këngë ajo ka bashkëpunuar me Big Bastën.


“Për çdo personalitet muzikor që formohet, ekzistojnë dhjetëra modele artistesh, të cilëve mund t'u referohesh, por kur ky personalitet ka një talent dhe një origjinalitet, ai thjesht i referohet dhe nuk ka nevojë ta kopjojë atë, dhe kështu ai krijon modelin e tij”, i përgjigjet këngëtarja pyetjes nëse ajo ka një model. /Telegrafi/