Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Era Rusi, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
“Kur të merr malli” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kjo baladë e veçantë bëri rikthimin e artistes pas një kohe të gjatë në skenë.
Teksi, muzika dhe aranzhmenti u bë nga Edi Balili me miksim dhe masterizim të Endri Kasmit.
Këngëtarja ka bërë gjithashtu një paraqitje të mahnitshme edhe në videoklip.
Reagimet e para të fansave kanë qenë të menjëhershme dhe kryesisht pozitive.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rusit. /Telegrafi/