Këngëtarja e njohur Era Istrefi është shndërruar në një prej personave më të përfolur të momentit.
Është konfirmuar se ajo së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të jenë interpretuesit e himnit për Kampionatin Botëror 2018.
Një sukses i jashtëzakonshëm i artistes kosovare bëri që ajo të duartrokitet dhe të urohet nga miliona shqiptarë.
Era sot ka nisur xhirimet e klipit për këngën e Kampionatit, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram dy fotografi nga xhirimet.
Ajo shfaqet mjaft seksi dhe atraktive, e veshur në xhinse të shkurtra dhe me pupla, teksa duket mjaft sportive.
Era vazhdon të mbajë ngjyrën e zezë në flokët e saj, ndonëse prej vitesh ishte identifikuar si bionde.
“Një jetë për të jetuar”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka etiketuar artistët Will Smith dhe Nicky Jam. /Telegrafi/