LAJMI I FUNDIT:

Eqrem Kryeziu i ofroi dorëheqjen Kryesisë së LDK-së

Eqrem Kryeziu i ofroi dorëheqjen Kryesisë së LDK-së

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, i ka ofruar dorëheqjen e tij Kryesisë së LDK-së. "Po natyrisht, na jemi soj i njerëzve që u rrinë besnikë fjalëve që i jep publikisht. Unë e kam ofruar dorëheqjen dhe kjo është çështje e Kryesisë së LDK së se ç'do të bëjë. Ata thanë mos se pa arritur rezultatet finale nuk ka kuptim", tha para gazetarëve Kryeziu.

"Ne ndoshta jemi të modës së vjetër, mirëpo patjetër se duhet të mbahet fjala e dhënë", theksoi Kryeziu, i cili tha se LDK ja po pret definitivisht rezultatin përfundimtar.

"Ato jemi duke i pritur. Nuk e besoj se mund të ndryshojë gjë në humbjen e LDK-së, por sidoqoftë ajo që është komunikim zyrtar na obligon edhe neve që të sillemi pastaj në raport me komunikimin zyrtar", u shpreh Kryeziu.

Ai nuk deshi të komentojë shumë rezultatet që LDK në e qesin si parti të dytë në vend. "Pikërisht ky do të ishte një debat shumë interesant brenda LDK së tash. Unë nuk mund të jam aq i mençur, diçka jam i mençur, por jo aq shumë që të jap përgjigje", theksoi Kryeziu.


Ai u ka bërë thirrje elektoratit të LDK-së që të mos dëshpërohet, sepse siç tha, "LDK ja është këtu dhe do të jetë vazhdimisht për deri sa do të ketë një mendje dhe zemër normale, LDK ja do të jetë këtu". /qik/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori