Enzo Fernandez aktualisht po i nënshtrohet testeve mjekësore përpara transferimit të tij rekord në Ligën Premier te Chelsea, por marrëveshja ende nuk është arritur me Benfican.
Sky Sports shkruan se mesfushori është në një na spitalet në Lisbonë, ndërsa Chelsea po garon për të përfunduar marrëveshjen prej 120 milionë euro përpara mbylljes së afatit kalimtar në mesnatë.
Zyrtarët e klubit mendohet se janë në Lisbonë ndërsa po punojnë për të arritur një marrëveshje, me Chelsean që i ka thënë Benficas se janë të përgatitur të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit (120 milionë euro).
Deri më tani klubet nuk po mund të bien dakord për kushtet e pagesës.
Fituesi i Kupës së Botës ka informuar sërish Benfican se dëshiron t’i bashkohet Chelseat para mbylljes së afatit kalimtar.
Chelsea dëshiron të paguajë kartonin e lojtarit në gjashtë këste gjatë pesë viteve pasi pagesa me një lëvizje ka implikime të ‘Fair Play Financiar’.
Benfica ka kërkuar tre pagesa në dy vjet, por Chelsea dëshiron të paguajë më pak në fillim e pastaj shumat e mëdha. /Telegrafi/