Enis Bardhi konfirmohet mjeshtër i goditjeve të dënimit, pasi mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar në përballjen mes Trabzonspor dhe Monacos.
Ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës e fituan turqit me rezultat 4-0.
Një goditje mbi vijën e zonës, ngriti në peshë stadiumin në Turqi, me Bardhin që befasoi kundërshtarët, duke goditur për tokë, poshtë këmbëve të futbollistëve të murit dhe duke lënë të pa lëvizur portierin gjerman të Monacos, Alexander Nubel.
https://twitter.com/trabzonssporr61/status/1580683420396834816
Bardhi shënoi golin e tretë dhe qëndroi në fushë për 64 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Trezeguet.
Kampionët e Turqisë, janë në pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë. /Telegrafi/