Gjilani e ka prezantuar Enea Koliçin në fanellën e tyre edhe pse portieri ditë më parë e kompletoi kalimin.
Portieri nga Pogradeci nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin gjilanas, derisa ai ishte pjesë e disa skuadrave në Greqi dhe Shqipëri.
Koliçi do të jetë gardiani kryesor i Gjilanit, që aktualisht është pjesë e parakualifikimeve në Ligën e Evropës.
“Prezantim zyrtar. Enea Koliqi vesh fanellën e SC Gjilanit për herë të parë. Mirësevjen Enea”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase në Facebook.
Koliçi ka mjaftë përvojë të madhe dhe Gjilani shpreson që në edicionin 2020/21 të përfitojë nga kjo gjë. /Telegrafi/