“Jam shumë e lumtur dhe e entuziazmuar. Falënderoj profesoreshën Nora Çashku dhe koreografen Kozeta Bakiu që bënë të mundur realizimin e këtij koncerti. Këtë koncert ia dedikoj familjes time”, tha pianistja e re.

E veçanta e këtij koncerti të titulluar “Ëndërr pranverore”, ishte shoqërimi i tij nga dy balerinët, Isida Mollaymeri dhe Julind Dervishi, nën drejtimin e koreografes Kozeta Bakiu. /tch/telegrafi/