LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka marrëveshje për komisionin që do të përzgjedh përbërjen e re të Komisionit për antikorrupsion

Ende nuk ka marrëveshje për komisionin që do të përzgjedh përbërjen e re të Komisionit për antikorrupsion

Partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për anëtarët e komisionit për selektimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, ndërsa edhe Qeveria nuk i ka dorëzuar dy propozimet. Këto janë arsyet për shkak të së cilave Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, këtë pikë në vend si të parën e vendosi të fundit në seancën e sotme.

“Gjatë ditës ose më së voni nesër do ta konvokoj vazhdimin e kësaj seance lidhur me formimin e komisionit për selektimin e Komisionit antikorrupsion. Ende nuk i kemi marrë dy propozimet nga Qeveria dhe ende nuk kemi informacion të saktë nga ana e grupeve të deputetëve për raportin brenda. Duhet të ketë dy përfaqësues nga pushteti dhe dy nga opozita, por ka më shumë se dy grupeve të deputetëve edhe në pushtet edhe në opozitë. Konsultimet në grupet e deputetëve janë në vijim”, tha kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Ilija Dimovski.

Ai sqaroi se nëse nuk përfundojnë konsultimet, deri nesër do të ketë vazhdim të seancës për këtë pikë dhe do të votohet sepse, siç theksoi, ka afate të konfirmuara.


Ai potencoi se do të dërgojnë edhe urgjencë deri tek Qeveria për t’i dorëzuar dy propozimet e saja për komisionin për selektim.

Ndryshe, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot debatoi për shumë propozim vendime për emërimin e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të shumë komisioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori