“Sot u konkretizua në një tryezë të rrumbullakët ngritja e një Këshilli të përbashkët shkencor ndërmjet dy akademive, do të thotë ky këshill do të trajtojë problematika të mëdha, problematika shkencore të përbashkëta që akademitë tona të shkencave, akademikët kur të prodhojnë produktet e tyre kërkimore-shkencore të mos arrijnë në gabime të cilat janë fatale për një shoqëri civile së cilës i përçohet ky mesazh që është i gabuar”, ka thënë Bushati , transmeton “Zhurnal”.

“Ne tani formojmë një këshill shkencor për bashkëpunim në të cilin do të hyjnë nga pesë anëtarë të dy akademive dhe të cilët do ti shqyrtojnë çështjet e këtilla, për të cilat nuk them kontestuese, çështje të cilat mund të ketë edhe të ardhura të ndryshme në shkenca, për shembull shkenca historike në Shqipëri ka të ardhura tjera dhe kjo nuk është e përjashtuar në shkencë, për çështje të ndara të ketë qasje të ndryshme shkencore, por me rëndësi është se duhet të ruhet dialogu shkencor”, ka deklaruar Vlado Kamboski.


Këto deklarata përfaqësuesit e dy akademive i dhanë pas mbarimit të organizimit “Ditët e shkencës shqiptare”, të cilin e organizoi ASHAM-i që akademikët shqiptar të ASHASH-së të flasin para kolegëve nga Maqedonia për shkencën, kulturën, gjuhën, artin dhe traditën shqiptare. /Telegrafi/