Politikat e Privatësisë

POLITIKA E PRIVATËSISË DHE E COOKIES

Data e përditësimit: 8 Maj, 2026


Hyrje

Telegrafi sh.p.k. (në vijim “Telegrafi”, “ne”, “faqja jonë”, “media”) respekton privatësinë e çdo përdoruesi që viziton faqen tonë https://telegrafi.com/ ose përdor aplikacionet dhe shërbimet tona digjitale.

Dokumenti për privatësinë dhe cookies është hartuar në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Kosovë), dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Kjo Politikë e Privatësisë dhe e Cookie-s shpjegon si mblidhen, përdoren dhe mbrohen të dhënat personale të vizitorëve tanë. E njejta zbatohet vetëm për platformën e Telegrafit Sh.P.K dhe nuk mbulon faqet ose shërbimet e palëve të treta që mund të aksesohen përmes linqeve apo embeds të publikuara në platformën tonë.

Të dhënat që mbledhim

Ne mbledhim dhe përpunojmë të dhënat personale në kategoritë e mëposhtme:

a. Të dhëna të ofruara vullnetarisht nga ju:

Emër, mbiemër, adresë email-i, numër telefoni, të dhëna të dhëna në komente, sondazhe, gara, formularë kontakti, abonim newsletter, materiale për publikim etj.

b. Të dhëna të mbledhura automatikisht kur përdorni faqen tonë:

Adresë IP, lloj pajisjeje, sistem operativ, shfletues, të dhëna të përgjithshme lokacioni (të derivuara nga IP), të dhëna navigimi, cookies dhe teknologji të ngjashme (pixels, tags).

c. Të dhëna verifikimi:

Në raste të caktuara ligjore ose administrative, kur ushtroni të drejtat tuaja, mund të kërkojmë informacion shtesë për verifikimin e identitetit tuaj, me qëllim të mbrojtjesua dhe të të dhënave tuaja nga aksesi i paautorizuar.

Qëllimet e përpunimit

  • Komunikimi dhe kërkesat: menaxhimi i ankesave, formularëve dhe kontakteve.
  • Siguria dhe funksionaliteti teknik: garantimi i funksionimit të faqes, përmes cookies teknike.
  • Analitikë dhe performancë: analiza e përdorimit dhe përmirësimi i përvojës së përdoruesit (p.sh. Google Analytics).
  • Marketing dhe personalizim: Për të shfaqur reklama relevante, për të matur efektivitetin e fushatave reklamuese dhe për të integruar përmbajtje nga palë të treta, si rrjete sociale, video dhe shërbime multimediale (p.sh. Google Ads, Meta Pixel, YouTube embeds), vetëm mbi bazën e pëlqimit tuaj paraprak.

Të dhënat personale, Cookies dhe menaxhimi i tyre

Vetëm kategoritë e cookies për të cilat është dhënë pëlqimi aktivizohen, me përjashtim të atyre që janë teknikisht të domosdoshme për funkcionimin e platformës:

· Cookies të domosdoshme aktivizohen automatikisht për funksionimin bazë dhe sigurinë e platformës.

· Cookies analitike/marketing aktivizohen vetëm me pëlqimin tuaj.

Preferencat mund të menaxhohen përmes opsionit “Manage options” në banerin e cookies.

Përdoruesit mund të ndryshojnë ose të tërheqin pëlqimin e tyre në çdo kohë përmes cilësimeve/preferencave të cookies të disponueshme në platformë.

Mosdhënia e pëlqimit për cookies jo-esenciale nuk pengon qasjen në përmbajtjen bazë të platformës.

Të drejtat tuaja

Në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, ju gëzoni këto të drejta:

E drejta për qasje: të merrni informacion rreth përpunimit të të dhënave tuaja personale;

E drejta për korrigjim: të kërkoni përditësimin ose korrigjimin e të dhënave të pasakta;

E drejta për fshirje: të kërkoni fshirjen e të dhënave personale në rastet e parashikuara me ligj;

E drejta për kundërshtim: të kundërshtoni përpunimin në rrethana të caktuara;

E drejta për kufizim të përpunimit: të kërkoni kufizimin e përdorimit të të dhënave;

E drejta për portabilitet: të merrni të dhënat në format të strukturuar dhe të lexueshëm;

E drejta për tërheqjen e pëlqimit: në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e përpunimit paraprak;

E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve të automatizuara që prodhojnë efekte ligjore ose të ngjashme.

E keni të drejtën që të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

Si i mbrojmë dhe sa gjatë i ruajmë të dhënat tuaja

Të dhënat personale ruhen në serverë të mbrojtur (SSL, Firewall).

Qasja në të dhëna lejohet vetëm për stafin e autorizuar.

Të njejtat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme për realizimin e qëllimeve përkatëse ose sipas afateve ligjore.

Të dhënat e mbledhura përmes cookies teknike ruhen vetëm për kohën e sesionit ose për periudhën minimale të nevojshme për funksionimin bazë të platformës.

Cookies analitike dhe ato të marketingut ruhen sipas konfigurimeve të ofruesve (p.sh. Google Analytics, Meta Pixel), zakonisht nga 6 muaj deri në 2 vjet, në përputhje me praktikat e tyre standarde.

Pas skadimit të afatit, të dhënat fshihen ose anonimizohen.

Ndarja e të dhënave me palë të treta

Ne nuk shesim, nuk japim me qira dhe nuk shpërndajmë të dhënat tuaja personale .

Megjithatë, disa të dhëna mund të ndahen me partnerë teknikë për qëllime të caktuara:

  • Google LLC (Google Analytics, Google Ads, YouTube)
  • Meta Platforms (Facebook Pixel, Instagram, Threads)
  • Mandeta Ads / Telegrafi Ads për menaxhimin e reklamave
  • Furnizues IT dhe shërbime cloud për ruajtje të sigurt të të dhënave

Të gjitha ndarjet behen në përputhje me standardet e vetë platformave , në përputhje me ligjet për mbrojtjen e privatësisë dhe marrëveshjet përkatëse të përpunimit të të dhënave (Data Processing Agreements).

Rrjetet sociale dhe shërbimet e palëve të treta

Ueb-faqja mund të përmbajë integrime nga palë të treta, përfshirë Meta Platforms (Facebook, Instagram), Google LLC (YouTube) dhe shërbime të tjera reklamuese ose multimediale.

Këto platforma mund të mbledhin dhe përpunojnë të dhëna personale përmes cookies ose teknologjive të ngjashme, sipas politikave të tyre të privatësisë. Telegrafi nuk kontrollon dhe nuk mban përgjegjësi për përpunimet e pavarura të kryera nga këto palë të treta.

Disa shërbime të palëve të treta mund të përpunojnë ose ruajnë të dhëna jashtë Republikës së Kosovës ose Zonës Ekonomike Evropiane, në përputhje me mekanizmat dhe garancitë e parashikuara nga legjislacioni i aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të dhënat e fëmijëve

Telegrafi nuk synon mbledhjen e të dhënave nga persona nën moshën 16 vjeç.
Nëse dyshohet se një fëmijë ka ofruar të dhëna personale pa pëlqimin e prindërve, ato do të fshihen menjëherë pas verifikimit.

Lidhjet me faqet e tjera

Platforma jonë mund të përmbajë lidhje (links) me platforma apo faqe të tjera të jashtme.

Telegrafi nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen ose politikat e privatësisë të këtyre faqeve. Ju rekomandojmë të lexoni politikat e tyre përkatëse para përdorimit.

Ndryshimet në këtë politikë

Kjo politikë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet ligjore, teknologjike apo operacionale.
Çdo version i ri do të publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit.

Kontakti dhe ushtrimi i të drejtave

Telegrafi ka zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nëse keni paqartësi ose kërkesa që përkojnë me të dhënat e juaja personale, mund të na kontaktoni në:

  • Email: privacy@telegrafi.com
  • Adresa: Rr. “Rexhep Mala 34”, Prishtinë, 10000, Kosovë

Kërkesat lidhur me ushtrimin e të drejtave tuaja do të trajtohen në përputhje me afatet dhe standardet e përcaktuara nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në rast se keni nevojë për ndihmë shtesë, ju mund t’i drejtoheni Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).