LAJMI I FUNDIT:

Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë (Video)

Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë (Video)

Parlamentit të ardhshëm do t’i mungojnë një sërë personazhesh të cilët për vite me radhë kanë qenë protagonistë në skenën politike në vend.

Ben Blushi dhe LIBRA e tij nuk arritën dot të hynin në Parlament, edhe pse morën rreth 20 mijë vota. E për këtë, Blushi me anë të një statusi në Facebook i mori përgjegjësitë vetë.

“Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkroi Blushi në profilin e tij.


Sikur të mos mjaftonin emrat e papërfshirë në listat e Partisë Demokratike, jo fitues janë dhe disa figura të rëndësishme si Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri në Vlorë, Agron Duka në Durrës, Gert Bogdani në Tiranë, Gjok Uldedaj në Shkodër, Preç Zogaj në Lezhë, Astrit Veliaj në Berat, apo Roland Bejko në Gjirokastër.

Parlamentit do t’i mungojnë dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda. Ndërsa nga LSI bie në sy emri i Sokol Dervishajt. Edhe në listën e Partisë Socialiste janë të paktën 3 emra që me këto rezultate nuk do të jenë deputetë, transmeton tch.

Spartak Brako dhe Milena Harito në kryeqytet dhe Safet Gjici në Kukës. Por fati i tyre do të varet nga konfigurimi i kabinetetit qeverisës të Edi Ramës dhe nëse ai do të vijojë praktikën e ndjekur për 4 vite, ku ministrat duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori