Ne, mund ta shohim këtë fund të stiluar si një mbulesë plazhi
Emily Ratajkowski nuk ka ndërmend të heqë dorë nga veshjet që të mbulojnë, por që i tregojnë të gjitha.
Veshur me një palë tanga të zeza dhe fund të bardhë, lino thuajse transparent, modelja veshi xhizme të zeza të gjata dhe në pjesën e sipërme mbajti po të njëjtën linjë ngjyrash me një kanotierë të shkurtër, të zezë dhe një triko lino të hollë hedhur krahëve.
Fundi i tejdukshëm prej liri, ashtu edhe pjesa e sipërme e zezë janë nga Mango.
EmRata e tregoi veshjen e saj në Instagram veç nga pjesa e pasme, por mediat e gjetën dhe komentuan gjatë këtë kombinim, që sipas disave, nëse vishet rrugëve të New York do bëhet pis shumë shpejt.
Lozonjare! Dhe e përkryer për një shëtitje me qenin e saj Colombo, siç mund ta shihni këtu:
A jeni e guximshme për t’u veshur siç ka bërë EmRata?
/Telegrafi/