LAJMI I FUNDIT:

Elop: Modelet Nokia me WP7, në fund të vitit

Elop: Modelet Nokia me WP7, në fund të vitit

Gjatë ditës së djeshme ishte thënë se telefoni i parë i mençur mobil nga Nokia me platformën Windows Phone 7 do të lansohet jo më herët se fillimi i vitit 2012.

Mirëpo, për t’iu përgjigjur këtij publikimi, drejtori ekzekutiv i Nokia’s, Stephen Elop ka thënë gjatë një konference e cila është mbajtur në Kinë, se prodhuesi i njohur i telefonave mobil, kompania finlandeze Nokia gjatë këtij viti do ta ketë në treg telefonin e saj të parë me platformën mobile të Microsoft.

Ai gjithashtu ka thënë se lansimi i këtyre telefonave do të bëhet para fundit të këtij viti, dhe se paraqitja e tyre në treg do të ndodhë në seri, njëri shtet e merr i pari dhe më pas paraqitja e atij modeli vazhdon edhe në vendet tjera.

Besohet se lansimi mi telefonave të rinj të Nokia’s me platformën mobile të Microsoft do ta këndell kompaninë finlandeze, e cila kohëve të fundit ka pësuar rënie të konsiderueshme në treg. / Telegrafi /