Elon Musk 'prezanton' para të gjithëve shefin e ri të Twitter-it

Shefi ekzekutiv i Twitter (CEO), Elon Musk ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të gjejë pasuesin e tij në këtë post të kompanisë.
Tani në formë shakaje në Twitter ai ka publikuar një foto të një qeni, ku e prezanton atë si CEO-n e ri të kompanisë, transmeton Telegrafi.
Në këtë imazh, qeni ka të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin CEO, derisa qëndron ulur në një ambient improvizues zyre.
Musk madje i dha një mbishkrim kësaj fotografie, duke thënë “CEO i ri është i mrekullueshëm”.
Përveç këtij postimi, ai ka bërë edhe disa postime të tjera ku prezanton karakteristikat e shefit të ri të Twitter. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































