LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk përpiqet që t’i jap fund marrëveshjes me Twitter

Elon Musk përpiqet që t’i jap fund marrëveshjes me Twitter

Elon Musk ka dërguar letrën e tretë te Twitter duke u përpjekur që ta ndalojë blerjen e kompanisë në fjalë me vlerë prej 43.3 miliardë eurove.

Ekipi ligjor i Musk citoi pagesën e shkëputjes prej miliona eurove ndaj ish shefit të sigurisë dhe sinjalizuesit Peiter Zatko si shkelje e marrëveshjes së bashkimit të kompanive dhe si një arsye për t’i dhënë fund marrëveshjes.

Letra e datës 9 shtator, iu dërgua shefit ligjor të Twitter, Vihaja Gadde, dhe u përfshi në një dosje të cilën Twitter e bëri me SEC gjatë ditës së premte, transmeton Telegrafi.


Elon Musk e dërgoi letrën e tij të parë në korrik, duke thënë se Twitter e mashtroi atë në lidhje me numrat e robotëve në platformën e tyre, dhe se kompania nuk do t’i jepte ati qasje në informacionin që atij i nevojitej për t’i bërë përcaktimet e tij.

Kjo përkundër faktit se atij iu dha qasje në API “firehouse” e cila përmban të gjitha “cicërimat” e platformës.

Nëse Musk lejohet që t’i jap fund marrëveshjes është çështje e gjykatës në Delaware pasi që gjatë muajit korrik Twitter e paditi Musk-un për përpjekjen e largimit nga marrëveshja. Në muajin gusht, Musk paraqiti njoftimin e dytë për dhënien fund të marrëveshjes, raporton The Verge.

Seanca është vendosur që të fillojë me 17 tetor, ndërsa Twitter nuk u përgjigj në kërkesën për koment mbi letrën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Teknologji
Marrja e ChatGPT në 'terapi' për ankthin ndihmon me paragjykimet, thonë studiuesit

Marrja e ChatGPT në 'terapi' për ankthin ndihmon me paragjykimet, thonë studiuesit

Teknologji
Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori