LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Miliarderi, Elon Musk, ka mirëpritur fëmijën e tij të 14-të, një djalë të quajtur Seldon Lycurgus, me Shivon Zilis, një drejtoreshë në kompaninë e tij Neuralink.

Lajmin e bëri të ditur vetë Zilis përmes një postimi në platformën X, ku shkroi: “E kam diskutuar këtë me Elon dhe, në dritën e ditëlindjes së bukuroshes Arcadia, mendojmë se është më mirë të ndajmë drejtpërdrejt lajmin për djalin tonë të mrekullueshëm, Seldon Lycurgus”.

Musk reagoi ndaj postimit me një emoji zemre, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi datën e lindjes.


Foto: Elon Musk (Screenshot)

Ky lajm vjen vetëm dy javë pasi influencuesja Ashley St. Clair zbuloi se edhe ajo ka një fëmijë me Musk.

Ajo deklaroi se kishte lindur një djalë pesë muaj më parë dhe fillimisht kishte planifikuar ta mbante këtë informacion privat.

Megjithatë, vendosi ta bënte publik pasi mësoi se mediet po përgatiteshin të raportonin mbi të.

Sipas saj, lidhja e saj me Musk filloi në maj 2023, ndërsa takimi intim ndodhi në janar 2024, kur dhe u ngjiz fëmija.

Djali i tyre lindi në shtator 2024. Pas lindjes, St. Clair i dërgoi Musk një fotografi me të porsalindurin, dhe ai thuhet se iu përgjigj: “Mezi pres të të shoh këtë fundjavë”.

Musk tashmë është baba i 14 fëmijëve, të lindur nga tre nëna të ndryshme.

Ai ka binjakët Vivian dhe Griffin (21 vjeç) si dhe trinjakët Kai, Saxon dhe Damian (18 vjeç) nga martesa e tij e parë me shkrimtaren Justine Wilson.

Nga lidhja me këngëtaren Grimes, ai ka tre fëmijë: X Æ A-12 (4 vjeç), Exa Dark Sideræl (3 vjeç) dhe Techno Mechanicus (2 vjeç).

Në vitin 2021, Musk pati binjakët Strider dhe Azure me Shivon Zilis, me të cilën tani ka dhe djalin e tyre të tretë, Seldon Lycurgus.

Ndërsa fëmija i tij më i fundit, i 13-ti, erdhi nga lidhja me Ashley St. Clair.

Elon Musk ka shprehur shpesh shqetësimin e tij për rënien e normave të lindshmërisë globale dhe ka deklaruar se mbështet rritjen e popullsisë. Me 14 fëmijë, ai duket se po e vë në praktikë këtë bindje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina

"Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara" – Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina

"Krimb i vogël, për çfarë je i njohur, për ish-dashnore?", përplasje mes Rozanës dhe Gjestit

Magazina
Dera e shtëpisë kishte qenë hapur, dyshja siç duket kishin vdekur për një kohë të gjatë - çfarë dimë për rastin e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Dera e shtëpisë kishte qenë hapur, dyshja siç duket kishin vdekur për një kohë të gjatë - çfarë dimë për rastin e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa?

Magazina
Vajza e Snoop Dogg, Cori Broadus, lind tre muaj më herët

Vajza e Snoop Dogg, Cori Broadus, lind tre muaj më herët

Magazina
Kalo në kategori