Kompania 'ELKOS Group-ETC', presidenti i saj, z.Ramiz Kelmendi dhe brendet e tij nga sot kanë dalur në mbështetje një vjeçare financiare të dy prej Shoqërive më të vjetra kulturo-artstike të Kosovës, të themeluara në qytetin e Pejës!

SHKA 'Sofra Pejane si vlerë autentike shpirtërore nacionale e kombëtare dhe SHKA 'Përparimi' i Pejës, si vulë dhe kryefjalë e traditës ndër dekada të artit të mirëfilltë muzikor, nga sot do kenë përkrahjen e vazhdueshme të Kompanisë 'ELKOS Group-ETC'. Lajmin fillimisht e kanë bërë të ditur këto dy shoqëri famoze, me falënderimet më të sinqerta për ‘Elkos Group-Etc’ dhe z.Ramiz Kelmendi.


“Përkundër kërkesave të shumta, biznesmeni i njohur kosovar z. Ramiz Kelmendi, bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit dhe Kulturës të Republikës së Kosovës, ka vendosur që krahas mbështetjes për Federatën e Xhudos në krye me kampionen Majlinda Kelmendi, KF 'Besa', KB 'Peja', skitarinë dhe mekanizma të tjerë sportiv, me 'Elkos Group' dhe 'ETC', ti gjendet pranë financiarisht edhe SHKA 'Sofra Pejane' Kjo mbështetje e z.Kelmendi nuk është vetëm mbështetje për anëtarët, solist e muzicient të SHKA 'Sofra Pejane', por është mbështetje për tërë adhuruesit e këngës së mirëfilltë tradicionale qytetare pejane e shqiptare.

r1

Është mbështetje e drejtpërdrejtë për ruajtjen dhe afirminin e vlerave muzikore të traditës dhe çështë më e rëndësishmja, është mbështetje për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave mëse 200 vjeçare të Sofrave muzikore shqiptare. SHKA 'Sofra Pejane', në emër të anëtarësisë së gjërë, adhuruesve të saj kudo në botë si dhe dashamirëve të artit, shprehë mirënjohje të thellë për Kompaninë 'Elkos Group-Etc' dhe z.Ramiz Kelmendi!

SHKA 'Sofra Pejane' ndjehet e nderuar dhe më e sigurt të vazhdojë rugëtimin e shëndoshë pas kësaj mbështetjeje fisnike e burrërore! Peja qytet i zhvillimin ekonomik! Peja qytet i biznesit! Peja qytet i kulturës dhe këngës! Marrëveshja për SHKA 'Sofra Pejane' është nënshkruar nga Kryetari i saj z.Sadik Sadiku, në praninë e sekretarit z.Nagip Gjikolli dhe anëtarit z.Fitim Behluli.”-thuhet në njoftimin e SHKA 'Sofra Pejane'.

r2

Edhe SHKA ‘Përparimi’ i Pejës ka reguar me falënderim të përzemërt. “‘Përparimi’ i Pejës, në emër të anëtarësisë së gjërë, adhuruesve të saj kudo në botë si dhe dashamirëve të artit, shprehë mirënjohje të thellë për Kompaninë 'Elkos Group-Etc' dhe z.Ramiz Kelmendi! ‘Përparimi’ i Pejës ndjehet i nderuar dhe më i sigurt të vazhdojë rugëtimin e shëndoshë pas kësaj mbështetjeje fisnike e burrërore! Peja qytet i zhvillimin ekonomik! Peja qytet i biznesit! Peja qytet i kulturës dhe këngës!”-thuhet mes tjerash në falënderimin e SHKA ‘Përparimi’.

Lajmin e ka publikuar më pas edhe vet z.Ramiz Kelmendi duke shprehur kënaqësinë për rrugëtimin e përbashkët të Kompanisë së tij ‘Elkos Group-Etc’ me dy nga Shoqëritë kulturo-artistike prej më të lastave në Kosovës e të themeluara në Pejë, dekada më parë.

Postimi i plotë:“Të dashur miq, Kam kënaqësinë e veçantë tju njoftojë se: Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit dhe Kulturës të Republikës së Kosovës, sot kemi nënshkruar Marrëveshje Sponsorizimi një vjeçare me dy prej Shoqërive më të vjetra kulturo-artstike të Kosovës, të themeluara në qytetin e Pejës! SHKA 'Sofra Pejane si vlerë autentike shpirtërore nacionale e kombëtare dhe SHKA 'Përparimi' i Pejës, si vulë dhe kryefjalë e traditës ndër dekada të artit të mirëfilltë muzikor, nga sot do kenë përkrahjen e vazhdueshme të Kompanisë 'ELKOS Group-ETC'. Me përfaqësues të SHKA 'Sofra Pejane' z.Sadik Sadiku - Kryetar, z. Nagip Gjikolli dhe z.Fitim Behluli dhe me SHKA 'Përparimi', z.Afrim Gruda - Kryetar dhe z.Ragip Kasapolli u dakorduam që Kompania 'ELKOS Group-Etc' dhe këto dy Shoqëri të respektuara të rrugëtojnë bashkërisht në shtigje të gjata drejt suksesit, kultivimit, ruajtjes dhe afirmimit të vlerave kulturore shpirtërore e kombëtare tradicionale, e që besoi se të tilla vlera, më së miri i paraqet dhe përfaqëson muzika dhe arti! Çdo këngë, është e bukur, çdo këngë është histori për shpirtin, muzika që kultivojnë shoqëri sikur këto, i ka që të dyja në thelb!” - shkruan Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/