LAJMI I FUNDIT:

Elefantët pushtojnë fshatin

Elefantët pushtojnë fshatin

Elefantët e egër pushtuan një fshat në jug të Angolës vikendin e kaluar, duke shkatërruar fermat dhe dhjetëra shtëpi dhe duke detyruar rreth 4.000 banorë të largohen për në shtetin fqinj Namibia, njoftuan mediet lokale.

Askush nuk ka pësuar në atë që një zyrtar lokal i Mucussos e quajti si “luftë ndërmjet njeriut dhe bishës”, vetëm tetë vjet pas përfundimit të luftës 30 vjeçare civile në Angola që kishte zhdukur gati tërë jetën e egër në këtë shtet.

“Popullata po bënë ç’është e mundur të mbijetojë”, tha Manuel Jamba në një koment për Radio Nacional de Angola. /Telegrafi/