LAJMI I FUNDIT:

Ekzistonte prototipi i iPhone 5?

Ekzistonte prototipi i iPhone 5?

Edhe pse para paraqitjes së iPhone 4S Interneti vlonte nga thashethemet se do të paraqitet një formë e re dhe me ndryshime radikale e smartphoneit të Apple, kjo prapëseprapë nuk ndodhi. E për pak sa nuk ndodhi ...

Në të vërtetë, siç shkruan Business Insider, iPhone 5 (sipas pohimeve)ekzistonte. Kishte ekran më të madh, ishte më i hollë, e sipas burimit i cili pohon se e ka përdorur pajisjen për dy javë, ai kishte pjesën e pasme nga alumini. Celulari është anuluar vetëm disa muaj para paraqitjes së modelit të ri. Në mes tjerash, arsyeja e anulimit ishte fragmentimi i platformës që do ta sillte ekrani më i madh, e kjo më së shumti i pengonte pikërisht Jobsit.

Edhe pse burimi i Business Insiderit në të kaluarën ishte i besueshme në informatat rreth produktet e rinj të Apple, tregimi nuk është konfirmuar nga ana tjetër, kështu këto informata ende trajtohen – si thashetheme. /Telegrafi/